Aplikanti |
Linja e Këshillimit për Gra e Vajza |
Titulli i propozimit |
"Shërbimi social dhe shëndetësor për grupet e margjinalizuara" |
Përmbledhje |
Adresimi i standardeve në ofrimin e shërbimeve sociale, si përkujdesi, siguria, arsimimi, vlerësimi psikologjik dhe ndihma ligjore, mbrojtja dhe përdorimi i të dhënave personale si pjesë e shërbimeve sociale për viktimat e dhunës në familje dhe të moshuarit kanë nevojë të monitorohen nga afër dhe të përmirësohen qenësishëm. Gjithashtu ka një nevojë imediate të monitorohet nga afër zbatimi i legjislacionit lidhur me DHF nga personeli shëndetësor pasi kjo mbetet një nga hallkat më të dobëta të sistemit të referimit të rasteve të dhunës në vend. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Të kontribuohet për zbatimin e cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetsore në qendrat e përkujdesjes shoqërore, për viktimat e dhunës, të moshuarit dhe familjet në qendrat rezidenciale. Objektivat specifike: 1. Njohja e cilësisë dhe masës të zbatimit të VKM nr.505, datë 13.7.2011, dhe Udhëzimin Nr. 13, datë 17.12.2012, për viktimat e dhunës në familje; 2. Përmirësim i transparencës intitucionale nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe advokimit lidhur me shërbimet e përkujdesjes sociale dhe shëndetësore; 3. Njohja nëpërmjet monitorimit të zbatimit në praktikë të detyrimeve ligjore të punonjësve të shëndetësisë legjislacionit lidhur me dhunën në familje. |
Aktivitetet kryesore |
(1) Monitorimi i zbatimit të Standardeve për zbatimin dhe cilësinë e shërbimeve sociale;(2) Monitorimi i zbatimit të ligjit për mekanizmin e koordinuar kundër dhunës në familje nga punonjësit e shëndetsisë; (3) Adresimi i gjetjeve/rekomandimeve pranë strukturave vendore dhe qendrore; (4) Publikimi i gjetjeve në përmirësim të nevojës për transparencë dhe informim publik; (5) Fushatë ndërgjegjësimi për grupin e targetuar |
Rezultatet e pritshme |
(1)Ngritja e një sistemi të koordinuar monitorimi përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupimeve të tyre; (2)Monitorimi i zbatimit të standardeve për shërbimet sociale për grupet vulnerabël dhe zbatimit të legjislacionit kundër DhF nga institucionet shëndetësore; (3)Përmirësimi i nivelit të transparencës dhe angazhimit të institucioneve në ofrimin e shërbimeve publike vendore konform legjislacionit; (4)Grupet vulnerabël të synuara janë më të informuar rreth rolit dhe përgjegjësive të institucioneve ofruese të shërbimeve; |
Përfituesit kryesorë |
Viktima të dhunës në familje në 5 bashkitë; Të moshuar/a të qendrave ditore dhe shtëpive të të moshuarve; Familje në nevojë; |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Elbasan, Cërrik, Gramsh, Roskovec, Tiranë |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Iris Luarasi, Fatbardha Duro, Anita Pilika, Arjana Haxhiu, Jonida Rrapti, Anila Dedei, Lejla Shehu, Erinda Bllaca, Ela Tollkuci, Lindita Senia, Elona Ocka, 10 studente te shkencave sociale dhe Renato Mekolli |
Drejtuesi Ligjor i Organizatës |
Znj. Iris Luarasi, Drejtor Ekzekutiv |
Partneri në projekt |
Shërbimi Social Shtetëror; MMSR dhe Ministria e Shëndetësisë;Qendra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje; Qendra Kombëtare e Emergjencave, Shtëpia e të Moshuarve dhe Qendra Ditore për të Moshuar, si dhe Bashkitë: Elbasan, Cërrik, Gramsh, Roskovec, Tiranë; Drejtoritë e Policisë dhe Gjykatat në qarqet e synuara; Organizatat lokale. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë