Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Të lëvizim për sportin dhe kulturën në periferi të Tiranës

Aplikanti

Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore

Titulli i propozimit

“Të lëvizim për sportin dhe kulturën në periferi të Tiranës”

Përmbledhje

Sporti dhe kultura, mund të cilësohen më shumë se luks për banorët e zonave periferike të Tiranës. Në këto zona në shumicën e rasteve mungojnë terrenet sportive, por edhe aty ku ato janë nuk shfrytëzohen nga të rinjtë. Ndërsa përsa i përket jetës kulturore ajo është më pak se “e vakët”.

Qëllimi dhe Objektivat

1.      Gjallërim të jetës kulturore e  sportive të të rinjve në zonat periferike, si kategori që ka më shumë nevojë, pasi janë në kufirin mes jetës së fshatit e asaj të qytetit.

2.      Aksion i të rinjve dhe familjeve të tyre, për të kaluar kohën e lirë përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore.

3.      Lobim në bashkinë e Tiranës ( pjesë e të cilës janë tashmë këto zona), për më shumë investime në infrastrukturën sportive dhe jetën kulturore në periferi.

Aktivitetet kryesore

Aktivitetet 1:

Monitorim kulturor dhe sportiv

a)      Takime me Bashkinë e Tiranës, specifikisht me Drejtorinë e Rinisë,

b)       Takime me administratorët  e njësive administrative

c)      Takime me Ministrinë e Arsimit, për të garantuar akses në shkolla dhe në takimet me nxënësit

d)      Takime me Drejtoritë e Shkollave për të garantuar bashkëpunimin e shkollave dhe në takimet me nxënësit

e)      Monitorim i terreneve sportive, për secilën zonë të përzgjedhur me qëllimin që të përcaktohet nëse ka, sa ka nga pikëpamja sasiore dhe realisht si e sa funksionojnë. Kjo do te shoqerohet edhe me fushate mediatike per problemet qe hasen. 

f)       Monitorim i ambienteve kulturore për secilën zonë të përzgjedhur me qëllimin që të përcaktohet nëse ka, sa ka nga pikëpamja sasiore dhe realisht si e sa funksionojnë.

g)      Hartim i një raporti statistikor

Aktivitetet 2:

a)    Trajnime me të rinjtë,

Ne keto trajnime do te perfshihen edhe biseda me specialiste te fushes se kultures dhe sportit, qe do ju tregojne te rinjve se sa e rendesishme eshte per ta pjesemarrja ne aktivitete te ketij lloji. Gjithashtu te rinjte do te orientohen edhe per mundesite qe kane per te lobuar ne njesite administrative perkatese per me shume aktivitete sportive dhe kulturore apo edhe per shtim te investimeve nga pushteti vendor ne keto drejtime.

 Aktivitet 3:

Realizimi i 10 mini videove ( videot do te perfshijne te 13 njesite, por per te reduktuar shpenzimet, ato njes qe kane problematike te ngjashme do te perfshihen ne nje video )

 

Keto video do te paraqesin situaten aktuale ku jane lene terrenet sportive apo kultura ne periferi te Tiranes. Realizimi i tyre nuk do te perfundoje thjesht me prodhimin, por ato do te publikohen ne web-in e shoqates, rrjete sociale dhe synohet publikimi i nje pjese prej tyre ( ato raste kur problematika eshte me e mprehte ) ne In Tv, nje media me target grup rinor, ashtu si edhe grupmosha qe kemi te perfshire ne projekt. Gjithashtu videot do ti dorezohen edhe drejtorise perkatese per strategjine e zhvillimit ne zonat periferike, per te ushtruar nje presion pozitiv mbi te zgjedhurit vendore qe te nderhyjne ne permiresimin e situates.

Aktivitet 4:

a)      Video konferencë

Kjo videokonference eshte konceptuar si nje forme konference per shtyp on line, e kryetarit te bashkise me te rinjte e zonave ne periferi. Ajo do te shnderrohet ne nje minutazh pyetje pergjigje, ku te rinjte i ngrene shqetesimet e tyre kryebashkiakut dhe i kerkojne atij me shume investime ne zonat e tyre dhe qe t`u degjohet zeri. Ne kete menyre Lobimi ne bashkine e Tiranes behet edhe me i prekshem, per ta cuar vemendjen ne keto zona te lena ne harrese prej vitesh.

b)      Hartim të një lajm

Nuk behet fjale thjesht per te bere nje lajm qe do te botohet ne faqen e shoqates, por nje lajm qe do te botohet ne te pakten 3 media te tjera sic jane psh IN TV dhe News Bomb etj ( ne do synojme me shume se kaq media ). Njoftimi dhe lajmi do te shperndahen nen kujdesin e nje gazetareje profesioniste.

Aktivitet 5:

Realizim i aktiviteteve në terren

 

Me poshte jane renditur disa nga aktivitetet e buxhetuara ne projekt. Por kjo nuk do te thote qe drejtuesit e tij, nuk do te advokojne dhe perkrahin te rinjte per te zhvilluar aktvitete psh ne terrenet sportive ( ato ekzistuese ). Perkundrazi synimi eshte nxitja e gjallerimit te jetes kulturore dhe sportive te tyre. Perpos kesaj keto aktivitete do te perdoren si nje “model” qe i dhurohet pushtetit vendor per te organizuar edhe ai jo ne menyre kaq frekuente, por te pakten disa here ne vit aktivitete te ketij lloji.   

a)      Mini kampionat kalçeto

b)      Konkurs letrar

c)      Konkurs për foto

d)      Kërcim modern në shkolla

e)      Realizimi i 10 mini videove

Aktivitet 6:

Dokumentar “Rrugëtimi i një lobimi”.

 

Ky dokumentar eshte konceptuar si nje “ndjekje” me ze dhe figure e gjithe rruges qe do te beje ky projekt duke nisur nga verifikimet ne terren te situates, tek takimet me pushtetin vendor, lobimet qe beh gjate rruges, pengesat, dyert qe mund te mbyllen, arritjet qe mund te kete, investimet apo heshtjen e pushtetit vendor. Me pas ai edhe do te publikohet, per te bere transparencen e zbatimit te nje projekti permes veshtiresive dhe te papriturave qe has.

 

7.1 Facebook adds

Një zë në buxhet qe e shohim si shumë të nevojshëm për pjesëmarrjen dhe vizibilitetin. Nderkohe si nje mundesi publikimi do te shihet edhe aplikacioni Tirana Ime.

Rezultatet e pritshme

1.      Përfshirja e të rinjve në aktivitete kulturore dhe sportive.

Riaktivizimi i qendrave kulturore apo terreneve sportive të lëna në harresë.

2.      Përfshirja e zërit të të rinjve të këtyre zonave krahas hallkës së ngritur tashmë në Lidershipin rinor, pranë bashkisë së Tiranës.

3.      Rritje e aftësisë së të rinjve për të advokuar për këto çështje në bashkinë e Tiranës.

Përfituesit kryesorë

Të rinjtë e zonave periferike dhe banorët e tjerë që ndjekin sportin dhe kulturën.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

12 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Njësitë administrative në periferi të Tiranës.

Baldushk;  Farkë; Kashar ; Ndroq ; Pezë ; Vaqarr ; Zall-Bastar ; Krrabë ; Yzberisht ; Shën Gjergj ; Berzhitë  ; Petrelë ; Zall -Herr

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Erida Shani – Drejtore e projektit

Adnan Duka – Koordinatore e projektit

Klejda Ngjela -  Organizatore

Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë)

Erida Shani

Organizata Zbatuese: Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153