Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Trashëgimia kulturore si pjesë integrale e planeve buxhetore në Bashkinë e Korçës: Muzetë interaktiv

Aplikanti

Dr. Ariana Cela

Titulli i propozimit

Trashëgimia kulturore si pjesë integrale e planeve buxhetore në Bashkinë e Korçës: Muzetë interaktiv

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Bashkëpërgjegjësia e autoriteteve vendore për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore me interes kombëtar dhe përgjegjësia direkte e tyre për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore me interes vendor nuk shoqërohen me mekanizma të nevojshme shtesë financimi nga qeverisja qendrore.

Në këto kushte, një qasje e re duhet të përshtatet ku Bashkia e Korcës jo vetëm të rrisë financimet apo bashkëfinancimet vendore në programin e kulturës, por edhe të ridimensionojë qëndrimet ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore. Tashmë ato duhen të konsiderohen si asete vitale për rajonin me potencial për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm përmes rritjes se audiencave, vizitueshmërisë duke kontribuar kështu në shtrirjen e sezonit turistik gjatë gjithë vitit kalendarik. Në këtë këndvështrim, një vizion, përmes një ekspozite tematike, do të parashtrohet për shndërrimin e dy muzeve pilot të Korcës në muze më interaktiv me komunitetin dhe vizitorët.

Një dimension me rëndësi për projektin është edhe anagazhimi i aktorëve të interesit, vecaërisht i të rinjve në ngritjen e fushatave ndërgjegjësuese në mediat sociale rreth trashëgimisë kulturore të Bashkisë së Korcës.

Qëllimi dhe Objektivat

Trashëgimia kulturore si një pjesë integrale e planeve buxhetore zhvillimore të Bashkisë dhe veçanërisht muzetë të përshtasin një qasje jo statike, interaktive për komunitetin e vizitorët.

Projekti synon të:

1. të monitorojë situatën e buxhetimit të programit të kulturës dhe të advokojë me grupet e interesit për rritjen e financimeve në këtë program në buxhetin 2018.

2. të ndërtojë audiencat përmes qasjes së muzeut interaktiv në dy muze të përzgjedhura (Muzeun e Artit Mesjetar dhe Muzeun Arkeologjik) në Bashkinë e Korcës  

3. të ndërgjegjësojë banorët, komunitetin e biznesit apo grupime të rinjsh mbi impaktin e trashëgimisë kulturore.

Aktivitetet kryesore

1.      Emisione televizive lokale mbi buxhetin e bashkisë së Korcës në programin e kulturës dhe mbi ekspozitën  tematike.

2.      Një ekspozitë tematike me titull “Elementi Floral në Artin dhe Zejtarinë e Rajonit të Korçës” me objekte nga të paktën dy Muze të Korçës dhe të tjera të përzgjedhura nga ato që do të kërkohen përkohësisht nga publiku korçar (croëd sourcing)

3.      Përgatitja e udhëzuesit të ekspozitës, e disa moduleve pedagogjike për nxënësit e viteve XI dhe XII, dhe e një manuali për muzeun modern interaktiv

4.      Lancimi i një fushate sensibilizuese mes të rinjsh mbi trashëgiminë kulturore në mediat sociale.

Rezultatet e pritshme

Një rritje e financimit në programin e kulturës, rritje e vizitueshmërisë në dy muzetë e përzgjedhur, një rritje e pjesëmarrjes vullnetare të të rinjve pranë muzeve dhe një rritje e ndërgjegjësimit e komunitetit rreth trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Korcës.

Përfituesit kryesorë

Bashkia e Korcës

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

10 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia e Korcës

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Dr. Ariana Çela, profesor i menaxhimit dhe eksperte e financave publike, Universiteti i Nju Jorkut Tiranë, drejtuese e projektit; 

Prof. Assoc. Kostantinos Giakoumis, profesor i artit dhe trashëgimisë kulturore, Universiteti i Nju Jorkut Tiranë;

Prof. Assoc. Ledina Alolli, profesor i marketingut e turizmit, Universiteti i Korçës

Prof. Assoc. Semi Loca, profesor i Universitetit Marin Barletit

Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë)

Ariana Çela

Organizata Zbatuese: Ariana Cela
Zona e zbatimit: Bashkia Korcë
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153