Aplikanti |
Vizion i Gjelber |
Titulli i propozimit: |
Vlora ne levizje |
Përmbledhje e propozimit: |
Perdoruesit e makinave, vlonjate dhe te ardhur, jane duke vuajtur prej dy vjetesh ne disa menyra abuzimin e koncesionit te parkimeve. Koncesionari shkel hapur kontraten me bashkine duke bllokuar makinat me ore, dite dhe jave te tera dhe duke vendosur gjoba 90-fish mbi vleren qe ka ne kontrate. Per te arritur rezultatin e ketyre veprimeve, koncesionari perdor presionin psikologjik, bashkepunimin me policine dhe deri ne forcen fizike ndaj qytetareve. Por edhe vete kontrata bazohet mbi nje vendim te Keshillit Bashkiak shume te dyshimte dhe te denoncuar per fallcifikim nga ish votuesit, deri tek Prefektja qe e quan ate ne mediat publike nje shkelje te hapur te te drejtave te qytetareve, por edhe pjesa e partneritetit te bashkise eshte prej 2%. Gjithashtu nuk eshte zbatuar ligji 146/2014 per pjesemarrjen e qytetareve ne vendimmarrje. |
Qëllimi dhe Objektivat: |
-Adresimi tek vendimarresit i shqetesimit te qytetareve i certifikuar nga juristet e projektit nepermjet informimit, lobimit, advokimit, peticionit dhe protestes per te patur nje funksionim efikas te PPP ne interes te komunitetit deri ne rishikimin e kontrates -Te ndalojme veprimtarine e paligjshme te koncesionit te parkimeve ndaj qytetareve. |
Aktivitetet kryesore: |
1. Grumbullimi i dokumentave mbi te cilat eshte bere vendimmarrja dhe ecuria e zbatimit te kontrates dhe hulumtimi analitik i dokumentave per konfirmimin e shkeljeve ligjore lidhur me kete koncesion. 2. Informimi i qytetareve me gjetjet nga juristet 3.Konkursi i fotove 4.Lobime dhe advokim 5. Peticion 6. Nje proteste 7. Dy protesta |
Rezultatet e pritshme: |
Nderprerjen e veprimeve abuzive te koncesionarit ndaj qytetareve deri ne rishikimin e kontrates me Nr. 496 , Dt.06,02,2015 per Koncesionin e Parkimeve ne 24 rruget e Vlores . |
Përfituesit kryesorë: |
25000 vlonjate perdorues te makinave dhe turistet e ardhur |
Kohëzgjatja e projektit: |
5 muaj jane te mjaftueshem per arritjen e qellimit te projektit, sepse ky projekt ka filluar prej kohesh nga "Vizioni i Gjelber " dhe në të do të perfshihen shume kapacitete te Shoqerise Civile, madje kjo perben nje ceshtje te nxehte per komunitetin vlonjat. |
Zona e zbatimit: |
Qyteti Vlore |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë