Projekti synon të sensibilizojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkrete, komunitetin e bashkive Pogradec dhe Pustec për të reaguar në mbrojtje të mjedisit të përbashkët. Objektivat kryesorë janë mobilizimi dhe angazhimi i të rinjve për të rritur presionin ndaj bashkive respektive në mënyrë që t’i marrin seriozisht problematikat mjedisore si dhe të verë në lëvizje instrumentat përkatës të pushtetit vendor, por edhe institucionet e tjera që ligji i ngarkon për mbrojtjen dhe menaxhimin e problematikave mjedisore.
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë