Projekti synon të monitorojë shërbimet e pushtetit lokal për pastrimin e ndotjes detare në Gjirin e Vlorës, të sensibilizojë komunitetin lokal dhe të advokojë e lobojë për shërbime më të mira. Objektivat kryesorë janë: evidentimi dhe monitorimi i hendekut ekzistues mes kërkesës ligjore për pastrim dhe pastrimit faktik të kryer nga bashkia e Vlorës në bregdet, vlerësimi i ndotjes detare nëpërmjet metodave bashkëkohore, sensibilizimi i grupeve të interesit dhe mediave për cilësinë e shërbimit të pastrimit, si dhe ngritja e kapaciteteve advokuese të të rinjve për përmirësimin e këtij shërbimi në zonën detare e bregdetare.
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë