Projekti synon aksesin dhe transparencën në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre, duke u dhënë një mekanizëm përmes të cilit jo vetëm të kenë akses në informacion por edhe të mund të ndikojnë në rritjen e presionit qytetar dhe evidentimin e problematikave në një grup më të gjërë shoqëror përfshirë edhe pushtetin vendor. Objektivi kryesor është ndërtimi i një platforme online (eduaktiv.al), ku do të listohen të gjitha informacionet e nevojshme publike, për çdo çerdhe dhe kopësht në mënyrë që një prind të ketë akses dhe transparencë në informacionin që u nevojitet për të bërë përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë