Projekti synon të ndërgjegjësojë qytetarët në zonat periferike/rurale për shërbimet e bashkive/njësive për të nxitur pjesëmarjen në monitorimin e aksesit, cilësisë dhe impaktit të shërbimeve duke kontribuar kështu aktivisht në përmirësimin e tyre në kohë. Objektivat kryesorë janë analiza e detajuar e shërbimeve (mbulim, akses, cilësi e impakt) në zonat periferike/rurale dhe krijimi i sistemit monitorues me pjesëmarrje për shërbimet bashkiake në këto zona duke përfshirë instrumente që masin shërbimet, perceptimin për to dhe kontributin qytetar duke ndikuar kështu në performancën e qeverisjes lokale.
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë