Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Qeverisja komunitare: sfidat e funksionimit të mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare në Qarkun Korçë

Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e performancës së qeverisjes vendore në Qarkun Korçë përmes vënies në funksionim me efektivitet dhe në mënyrë inovatore të mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare në nivel të qeverisjes vendore. Objektivat kryesorë janë: identifikimi i përparimit dhe boshllëqeve në zbatimin e ligjit organik lidhur me qeverisjen komunitare në nivel të qeverisjes vendore në Qarkun Korçë, si dhe ngritja e një rrjeti funksional të aktorëve vendorë për të marrë pjesë në mënyrë efektive në mekanizmat e qeverisjes komunitare në Qarkun e Korçës.

Organizata Zbatuese: Instituti për Kontratën Shoqërore
Zona e zbatimit: Bashkia Korcë, Bashkia Pogradec, Bashkia Pustec, Bashkia Devoll, Bashkia Maliq, Bashkia Kolonjë
Kohëzgjatja: 9 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153