Projekti synon aftësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre për tu bërë pjesë e vendimmarrjes lokale, duke marrë pjesë në mbledhjet e këshillave bashkiake dhe takimet në komunitet të organizuara në periudhën para-elektorale të zgjedhjeve vendore 2019. Objektivat kryesorë janë: rritja e kapaciteteve të një grupi prej 35 personash për të ndërmarrë fushata ndërgjegjësimi dhe të advokojnë për të rritur pjesëmarrjen e PAK në votime, si dhe të përfshihen vetë PAK dhe familjarët e tyre në monitorimin e Planeve sociale të bashkive.
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë