Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Fshati Suç është një ndër fshatrat më të grupuar në Bashkinë Klos, që përbëhet nga afro 500 banorë, por që ende nuk ka të disiplinuar shërbimin e tërheqjes së mbeturinave. Ky fshat nuk ka pasur kurrë kosha mbeturinash, e për pasojë banorët janë detyruar t'i hedhin mbi lumin Mat. Kjo ka krijuar një situatë tejet të rëndë mjedisore, duke krijuar jo vetëm erë të rëndë nga mbeturinat anës lumit Mat, por duke shkaktuar edhe probleme të tjera me ndotjen e lumit, duke ndotur edhe zonën turistike të Liqenit të Ulzës. Për këtë arsye lind nevoja që banorët e Fshatit Suç në Bashkinë e Klosit të sensibilizohen për pasojat e ndotjes së lumit Mat, por dhe për rritur presionin nëpërmjet aksionit qytetar ndaj pushtetit vendor për detyrimet që Bashkia Klos ka ndaj tyre, e cila asnjëherë nuk ka vënë në dispozicion kosha për mbledhjen e mbeturinave në këtë fshat, edhe pse i gjithë fshati përshkohet nga rrugë e asfaltuar. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi: Angazhimin e qytetarëve në aksion për zgjidhjen e problemit të mbeturinave në fshatin Suç të Bashkisë Klos Objektivat Specifikë: 1 - Rritja e reagimit qytetar ndaj pushtetit vendor për vendosjen e koshave dhe pastrimin e mbetjeve në fshatin Suç. 2 – Sensibilizimi i banorëve nëpërmjet takimeve dhe medias lokale për të mos hedhur më mbetje në lumë. |
Aktivitetet kryesore |
• Organizimi i dy takimeve me përfaqësues të komunitetit Suç për sensibilizimin e tyre për ndotjen e lumit • Organizimi i dy takimeve me nxënës të shkollës së fshatit për sensibilizimin e tyre për ndotjen dhe reagimin qytetar • Përgatitja e një peticioni nga banorët e fshatit Suç për Bashkinë Klos • Realizimi i një reportazhi televiziv për të treguar gjendjen e ndotjes dhe pasojat • Realizimi i 5 kronikave problematike televizive • Përgatitjen e një tubimi paqësor nga banorët e fshatit Suç pranë Bashkisë Klos |
Rezultatet e pritshme |
• Nxitja e reagimit qytetar për të zgjidhur problemin e ndotjes në fshatin Suç dhe për të rritur kërkesën për llogaridhënie ndaj pushtetit vendor • Realizimi i një peticioni ndaj Bashkisë Klos nga banorët e fshatit Suç për zgjidhjen e problemit • Transmetimi i shqetësimit të tyre në median lokale nëpërmjet reportazheve, kronikave dhe emisioneve televizive • Zgjidhja definitive e problemit të banorëve të fshatit Suç, pajisja e tyre me shërbimin e grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave nga ana e pushtetit vendor. |
Përfituesit kryesorë |
• 500 banorët e fshatit Suç në Njësinë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit |