Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Aktivizem qytetar dhe perfshirja ne procese vendimmarrje ne nivel vendor i familjeve te pastreha

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Në nenin 68 të ligjit nr 22/2018 “Për strehimin social” citohet përgjegjësia që kanë bashkitë e vendit për hartimin e programeve 5- vjecare të Strehimit për popullatën nën juridiksionin e tyre, duke u mbështetur në analizën e nevojës për strehim dhe në përputhje me

strategjinë e strehimit social sipas parashikimeve të këtij ligji. Pjesa më e madhe e njësive vendore nuk realizojnë analiza me qëllim identifikimin e nevojës për strehim si dhe identifikimin e burimeve lokale të cilat mund të mobilizohen me qëllim plotësimin e nevojave për strehim social. Zbatimi i programit 5-vjecar të strehimit do të sillte aplikimin e programeve sociale të strehimit sipas nevojave të qytetarëve dhe shfrytëzimin optimal të burimeve të bashkive. Për sa më sipër, lind nevoja e ndërmarrjes së një nisme me qëllim nxitjen e bashkive për hartimin e programit 3- vjecar të strehimit. Kjo nismë do të ndërmerret në Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Tiranë, si dy nga bashkitë me nevoja më të larta për strehim social. Ky synim mendohet të arrihet përmes mobilizimit dhe përfshirjes së familjeve të pastreha në Elbasan dhe Tiranë në advokimin me pushtetin vendor për hartimin e programit 3- vjecar të strehimit.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi: Përfshirja e familjeve të pastreha në proceset vendimarrëse në nivel vendor me qëllim hartimin e politikave të strehimit social sipas nevojës.

Objektivat specifikë: -Mobilizimi i familjeve të pastreha në Elbasan dhe Tiranë për t’u pëfshirë në procese vendimarrëse dhe

llogaridhënëse në bashkitë respektive.

-Hartimi i programit 3-vjecar të strehimit nga ana e Bashkisë Elbasan dhe Tiranë.

-Nxitja e bashkive për të parashikuar buxhet sipas masave të përcaktuara në programin 3- vjecar të strehimit.

Aktivitetet kryesore

1)Organizimi i takimeve me familjet e pastreha në terren, me qëllim mobilizimin e tyre për t’u përfshirë në proceset advokuese dhe vendimarrëse në nivel vendor.

2)Organizimi i takimit së bashku me disa familje të pastreha me Bashkitë Elbasan dhe Tiranë, me qëllim parashtrimin paraprakisht të nismës tonë.

3)Organizimi i takimit së bashku me disa familje të pastreha me anëtarë të Këshillit Bashkiak Elbasan dhe Tiranë, me qëllim advokimin për hartimin e programit 3-vjecar të strehimit.

4)Organizimi i një takimi me Drejtorinë e Strehimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin për të nxitur bashkitë Elbasan dhe Tiranë për hartimin e programit 3- vjecar të strehimit.

5)Hartimi i analizës së nevojës për strehim të familjeve të pastreha në bashkitë Elbasan dhe Tiranë.

6)Organizimi i takimeve me bashkitë Elbasan dhe Tiranë me qëllim prezantimin e analizës dhe advokimin për fillimin e punës për hartimin e programit 3- vjecar të strehimit.

7)Mobilizimi i familjeve të pastreha për të marrë pjesë në takimet buxhetim me pjesëmarrje dhe në konsultimin e buxhetit vjetor vendor, për të nxitur bashkitë respektive të miratojnë buxhet të mjaftueshëm për financimin dhe zbatimin e programi 3- vjecar të strehimit.

8)Prodhimi i 4 videove të shkurtra ku të tregohet nevoja për strehim të familjeve të pastreha dhe një video dokumentar për të dokumentuar të gjithë procesin e ndjekur.

Rezultatet e pritshme

-Mobilizimi i 200 familjeve të pastreha për t’u përfshirë në procesin e nxitjes së pushtetit vendor në hartimin e programit 5-vjecar të strehimit.

-Miratimi i programit 3-vjecar të strehimit në bashkitë Elbasan dhe Tiranë.

-Parashikimi i buxhetit të nevojshëm nga Bashkia Elbasan dhe Tiranë në funksion të zbatimit të programit 3-vjecar të strehimit.

Përfituesit kryesorë

Familjet e pastreha në Bashkitë Elbasan dhe Tiranë

 

 

Organizata Zbatuese: Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Elbasan
Dokumentat: Analiza_e_strehimit_social.pdf
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153