Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Aktivizmi vazhdon!

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Pas takimeve të mbajtura me të rinjtë si dhe një anketë të zhvilluar nga antarët e Bordit Rinor Këshillimor Vorë një ndër problematikat kryesore të adresuara nga të rinjtë ishte mungesa e një biblioteke qyteti. Vora është ndër të paktat qytete në rang vendi ku mungon një bibliotekë qyteti dhe ku hapësirat rekreative për të rinjtë e zonës janë të pakta. Ndaj ne synojmë që përmes këtij projekti të aktivizojmë të rinjtë për më shumë hapësira rinore sic është biblioteka. Aktivizmi i të rinjve dhe qytetarëve bëhet akoma më imediat në situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Bordi Rinor është ndër alternativat e pakta për të përfaqësuar këtë zë dhe për ta adresuar pranë pushtetit lokal. Drejtimi i Bashkisë Vorë ka ndryshuar pas 16 vitesh, dhe ne synojmë që përmes reagimit të të rinjve bashkia ta kthejë më në fund vëmendjen te ta. Gjithmonë në këtë bashki ka qenë prioritet një rrugë më shumë apo një kanal i pastruar , ndaj sot ka ardh momenti që prioriteti i axhendës së Bashkisë të jetë rinia duke mundësuar më shumë hapësira rekreative për ta si dhe më shumë buxhet për të rinjtë e Vorës.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të rrisë aktivizmin qytetar për të ndikuar në axhendën e bashkisë për të mundësuar më shumë hapësira rekreative për të rinjtë e zonës.

Objektivat:

a) Zgjerim dhe konsolidim i punës informuese, edukuese dhe  ndërgjegjësuese me  të rinjtë e zonës së Vorës  përmes takimeve, videove dhe trajnimeve.
b) Advokimi për cështjen e bibliotekës dhe hapësirave të tjera rinore të qytetit pranë pushtetit lokal.

c) Riaktivizimi i Bordit Rinor Këshillimor Vorë përmes antarëve të rinj duke vazhduar punën e mëparshme në përfaqësimin e zërit rinor pranë pushtetit vendor.

Aktivitetet kryesore

- 3 takime informuese mbi projektin në 3 gjimnazet e Vorës

- Takim me përfaqësuesit lokal për t’u prezantuar me projektin

- Përzgjedhja e 15 antarëve të rinj të Bordit Rinor Këshillimor Vorë

- Trajnime për të rinjtë antarë të Bordit Rinor  në mënyrë që të njohin më mirë të drejtat e tyre në vendimmarrje dhe të adresojnë në mënyrë sa më efektive problematikat rinore në pushtetin lokal.

- Takim i antarëve të Bordit Rinor Keshillimor më përfaqësues të pushtetit lokal dhe me anëtarë të keshillit bashkiak si dhe pjesemarrje në mbledhjet e Keshillit Bashkiak.

- Krijimi i klubeve të leximit në 3 gjimnazet e Bashkisë Vorë

- Teatër nga të rinjtë mbi letërsinë

- Video për të rritur ndërgjegjësimin qytetar dhe nxitur reagimin e tyre ndaj kësaj cështje

Rezultatet e pritshme

1) Informimi dhe ndërgjegjësimi i 300 të rinjve mbi problematikën e mungesës së një biblioteke në bashkinë Vorë. 2) Krijimi i tre klubeve të librit, një në cdo gjimnaz 3) Trajnimi i 20 të rinjve dhe rritja e kapaciteteve mbi pushtetin lokal dhe vendimmarrjen 4) Rritja e llogaridhënies nga ana e pushtetit lokal duke mbajtur takime periodike me ta si dhe monitorimin e mbledhjeve të këshillit bashkiak. 5) Hapja e një biblioteke për qytetin e Vorës

Përfituesit kryesorë

Përfituesit kryesorë të këtij projekti janë të rinjtë e Vorës si dhe qytetarët e zonës të cilët do të kenë një bibliotekë për qytetin e tyre si dhe do kenë një model pozitiv sesi mund ta bëjnë pushtetin lokal të kthejnë vëmendjen drejt tyre nëse ata përfshihen në vendimmarrjen lokale.

Organizata Zbatuese: Tamam Albania / Bordi Rinor Këshillimor Vorë
Zona e zbatimit: Bashkia Vorë
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153