Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Sipas Nenit 28 Ligji 139/2015 per vetqeverisjen vendore bashkia ka disa kompetenca kyçe që duhet ti implementoj për një zhvillim ekonomik lokal, që përkthehet në një moment të dytë në mirëqënie të komunitetit. SME-të si target grup parësor i këtij neni gjenden të painformuara kundrejt këtyre komptencave e si rrjedhojë dhe të paorganizuara kundrejt korrupsionit dhe llogaridhënies që qeverisja lokale i detyrohet për mbështetjen dhe politikat që duhet të ndërmarrë për zhvillimin ekonomik lokal. Ky aksion synon të monitorojë dhe të rrisë transparencën e bashkisë për rolin dhe kompetencat që ato kanë për sa i përket zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet sipas sipërmarrjes, duke angazhuar këto të fundit nëpërmjet metodave të ndryshme, inovative të llogaridhënies. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi Monitorimi dhe rritja e transparencës së bashkive Kukes, Fier, dhe Gjirokastër për politikat e ndërmarra për zhvillimin ekonomik lokal, duke angazhuar në proçesin e llogaridhënies SME-të. Objektivat Specifike 1.Të rrisim transparencën e qeverisjes lokale për sa i përket implemetimit të kompetencave dhe rolit të tyre në politikat e zhvillimit ekonomik lokal. 2.Të angazhojmë sipërmarrjet e vogla për më tepër llogaridhënie dhe transparencë në shërbimet dhe mbështetjen që i ofrohet. |
Aktivitetet kryesore |
a)Pyetësor i dedikuar për SME-të; b)Fushatë ndërgjegjsuese: infografik dhe postera për kompetenacat dhe rolin që qeverisja lokale ka për politikat e sipërmarrjes dhe situatës konkrete; c)Monitorim i veprimtarisë së bashkive të targetuara nëpërmjet monitorimit të informacionit të ndarë në faqet e tyre zyrtare dhe kërkesave të çuara nëpërmjet përdorimit të “Ligjit për të drejtën e informimit”; d)Ndjekja e mbledhjeve te keshillave bashkiak nga ekspert dhe SME; e)Tryezë e përbashkët me pjesëmarrje të stakeholdersave dhe SME ku do të prezantohen gjetjet; f)Publikim i gjetjeve; g)Hapje e platformës: Pyet për Biznesin tënd. |
Rezultatet e pritshme |
1. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes loakle për politikat e implementuara apo jo për zhvillimin ekonomik vendor; 2. 80 sipërmarrje të vogla të informauara për të drejtat dhe mbështetjen që duhet të marrin nga qeverisja lokale formave se si mund të rrisin llogaridhënien për këto të fundit; 3. Komunitetet e bashkive Kukes, Fier dhe Gjirokastër të fuqizuara ekonomikisht. |
Përfituesit kryesorë |
SME-të e përfshira në formë të drejtpërdrejtë në aksion dhe në formë në formë indirekte; komuniteti i bashkive të targetuara dhe të rinj që synojnë të hapin sipërmarrjet e tyre. |
https://levizalbania.al/sq/nisma-te-mbeshtetura/thirrja-per-aplikime-6/angazhimi-i-sipermarrjeve-te-vogla-ne-procesin-e-monitorimit-dhe-rritjes-se-transparences-se-bashkive-ne-implementimin-e-politikave-te-qeverisjes-vendore-ne-vendimarrje-per-biznesin-mikro-te-vogel#sigProIdf98ab0cb75