Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Cilësia e shërbimit të transportit publik në Bashkinë e Tiranës vazhdon të ngelet një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve në jetën e përditshme si në orarët, higjena, transport i paaksesueshëm për personat me nevoja të veçanta, rritje të çmimit të biletës me premtimin e pa mbajtur nga pushteti vendor se do të kishte një ndryshim radikal. Një tjetër element që e bën të domosdoshëm këtë nismë është mungesa e organizimit të qytetarëve për përmirësimin e këtij shërbimi. Pas një analize të situatës, vlerësojmë shumë të nevojshme rritjen e kapaciteteve të rinjve dhe organizimin komunitar përmes formave kreative dhe njëkohësisht konstruktive për të ushtruar presion ndaj pushtetit vendor me qëllim përmirësimin e transportit publik në bashkinë e Tiranës. |
· Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi i projektit “Artivizëm” është përmirësimi i cilësisë së shërbimit të transportit publik në Bashkinë e Tiranës përmes përdorimit të artit dhe forcimi i aktivizmit rinor. Objektivat Specifikë · Rritja dhe forcimi i aktivizmi rinor duke përdorur artin si një mjet për të rritur presionit konstruktiv mbi llogaridhënien dhe cilësinë e shërbimit të transportit public në bashkinë e Tiranës. · Monitorimi i linjave urbane në terren nga grupi i aktivistëve të rinj me fokus matjen e kohës së pritjes në stacione, popullimin, higjenën, sigurinë e pasagjerëve, stafi i shërbimit etj. · Matja e kënaqësisë së qytetarëve mbi shërbimin e transportit publik si një mënyrë për të rritur përgjegjshmërine e pushtetit vendor në ofrimin e një shërbimi publik cilësor.Advokimi mbi aksesueshmërinë e transportit publik për personat me aftësi të kufizuar. |
Aktivitetet kryesore |
Aktiviteti 1: Ngritje kapacitetesh Fillimisht do të shpallet një thirrje e hapur për të rinj pjesëmarrës të cilët do të jenë aktorët kyç në projekt nga ku do të përzgjidhen rreth 25 të rinj (përfshirë dhe vullnetarët aktiv të qendrës). Grupi i të rinjve do të trajnohet për 3 ditë në lidhje me çështjet e Aktivizmit rinor, organizimit komunitar, përdorimit te artit si mjet advokimi dhe pas ngritjes se kapaciteteve do të ndahen në grupe pune. Aktiviteti 2: Realizimi i video-mesazhit Në bashkëpunim me organizata që mbrojnë të drejtat e personave me nevoja të veçanta do të realizohet një video-mesazhi mbi të drejtat e personave me nevoja të veçanta për një transport të aksesueshëm dhe cilësor, personat që do të jenë të përfshirë në video do të jenë rreth 15 persona nga kategori të ndryshme të aftësisë ndryshe. Kjo video do të shfaqet gjatë ekspozitës “Arti i të shtypurit në Urban” me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë së pushetit vendor mbi aksesueshmërinë e transportit publik për këtë target grup. Aktiviteti 3: Monitorimi i linjave urbane në terren nga grupi i aktivistëve të rinj dhe matja e kënaqësisë së qytetarëve mbi shërbimin e transportit publik si një mënyrë për të rritur përgjegjshmërine e pushtetit vendor në ofrimin e një shërbimi publik cilësor. Fillimisht do të realizohet monitorimi i linjave urbane në terren nga grupi i aktivistëve të rinj me fokus matjen e kohës së pritjes në stacione, higjenën, sigurinë e pasagjerëve, stafi i shërbimit dhe realizimi i një studimi i cili do të masë kënaqësinë e qytetarëve mbi cilësinë e shërbimit të transportit publik. Një grup pune prej 5 të rinjsh do të mbledh të dhëna në komunitet mbi kënaqësinë qytetarëve mbi shërbimin e transportit publik. Të dhënat do të grumbullohen përmes një instrumenti i cili do të hartohet dhe do të kaloj përmes procesit të pilotimit nga eksperti i studimit. Gjithashtu të rinjtë të cilët do jenë përgjegjës për mbledhjen e të dhënave do të trajnohen mbi përmbajtjen e instrumentit, anketimin në terren, perspektiva demografike etj. Target-grupi i përfshirë në studim do të jetë 200-300 qytetarë të grup-moshave të ndryshme, një shpërndarje e barabartë meshkuj-femra dhe shpërndarja e targetit për të përfshirë qytetar përdorues nga pesë linjat (5) e urbanëve në Tiranë si linja e Unazes, Tirana e re, Kombinat-Kinostudio, Porcelani dhe Yzberisht. Aktiviteti 4: Ekspozita “Arti i të shtypurit në Urban” Pasi të rinjtë janë trajnuar në lidhje me aktivizmin rinor, organizimin komunitar dhe përdorimin e artit si mjet për të sjell ndryshime në shoqëri grupi i të rinjve do të realizojnë foto nga situata e përditshme në urbanët në Bashkinë e Tiranës. Kjo ekspozitë do të paraqes përmes fotografive (30-40 fotografi) situatën aktuale të transportit publik në bashkinë e Tiranës duke ftuar organet kompetente të pushtetit vendor si një formë presioni konstruktiv mbi cilësinë e shërbimit publik. Gjithashtu në ketë aktivitet do të ekspozohen në menyrë kreative dhe rezultatet kryesore që kanë dal nga monitorimi dhe studimi në terren. |
Rezultatet e pritshme |
· Kapacitete të ngritura të të rinjve mbi aktivizmin qytetar dhe zhvillimi i sensit të organizimin komunitar përmes mënyrave konstruktive dhe përdorimit të artit si mjet për të sjell ndryshim në shoqëri. · Shërbim i përmirësuar i transportit publik në bashkinë e Tiranës · Ndërgjegjësimi i pushtetit vendor mbi llogaridhënin dhe mbajtjen e premtimeve. · Një plan praktik dhe vendosja në prioritetet e bashkisë Tiranë mbi aksesueshmërin e shërbimit të transportit publik për target-grupin e personave me nevoja të veçanta (Aftësia e kufizuar). |
Përfituesit kryesorë |
· 25 të rinj. · Qytetarët përdorues të rregullt të transportit publik por në mënyrë indirekte përfitues janë të gjithë qytetarët në bashkinë e Tiranës · Target grupi me nevoja të veçanta-Rritja e aksesit për të përdorur një shërbim publik të domosdoshëm në jetën e përditshme. |
https://levizalbania.al/sq/nisma-te-mbeshtetura/thirrja-per-aplikime-6/artivizem#sigProId2747c7a061