Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Hapësira Kreative në Shkollen “Marie Logoreci”

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Prej muajit Qershor 2019 kur nisi veprimtaria e grupit tonë në zonën e Shkozës, sëbashku me komunitetin kemi identifikuar këto problematika kryesore që kërkojmë t’i adresojmë përmes projektit: Mungesa e veprimtarive krijuese sjell mungesë në mendimin krijues; zhvillimit social te fëmijëve dhe stimulimin e aftësive psiko-motore dhe analizuese; Mungesa e ambjenteve stimuluese për fëmijët në shkollë dhe jashtë ne lokalitet rezulton në hezitim mbi shprehjen e nevojave, shqetësimëve dhe dëshirave; Mungesa e mentorëve që mund të asistojnë në stimulimin dhe zbulimin e talenteve dhe orientimin për drejtimin dhe aftësitë e të ardhmes/ karrieres - vazhdimësinë e studimeve; Mungesë e advokimit në zhvillimin e partneriteteve me komunitetin në nivel vendor.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Q. Ofrimi i hapësirave alternative për të nxitur dhe zhvilluar aftësitë krijuese dhe lidershipin e të rinjve si dhe advokimin në nivelin vendor lidhur me qëndrueshmërinë e këtyre hapësirave.O1.Të identifikohen dhe të aftësohen lidera brenda komunitetit;O2.Të stimulohen aftësite krijuese dhe aftësitë praktike të adoleshentëve duke krijuar një ambient të përbashkët arti në shkollë; O3. Te aftësohen adoleshentët në organizimin e një iniciative të përbashkët me komunitetin me fokus shkollën si qendër komunitare, duke adresuar ne organet e pushtetit vendor per te rritur aftesite advokuese ne komunitet.

 

Aktivitetet kryesore

A1.Planifikojmë burimet dhe aftësitë që kemi brenda grupit të vullnetarëve në terma të facilitimit dhe aftësive praktike të cilat do të përshtaten dhe do të replikohen për grupmoshën 12- 14 vjec në këtë projekt; A2. Rekrutimi i një eksperti-e/ me eksperience në terapi arti; A3..Konsultime me aktorët, Drejtorinë Arsimore dhe pushtetin vendor; A4.Rekrutimi i liderave të rinj të zonës që kanë dëshirë të angazhohen në projekt; A5. Punëtori me skuadren krijuese të Uzinës për zhvillimin e identitetit vizual të projektit.

A6.Punëtori për projektimin e ambjenteve të shkollës dhe sallës së artit. A10. Aksioni për rregullimin e ambjenteve të shkollës. A11. Klasat krijuese, rivitalizimi i një ambjenti të shkollës në sallë arti. A12. Organizimi i një ekspozite mbi punët krijuese të adoleshentëve dhe krijimi i një dialogu mbi çështjet kyçe të zhvillimit të aftësive në edukim; A13. Kamp verornë Hapësirën Kulturore“UZINA”A14. Diskutime mbi vazhdimesinë, mundësia e replikimit te projektit në një shkollë të dytë;

Rezultatet e pritshme

R1. Lidera të trajnuar dhe të aftësuar në mentorim dhe facilitim; R2. Nxënësit kanë përvetësuar aftësitë praktike dhe janë më të orientuar drejt talenteve, zgjedhjet e së ardhmes, aftësive të jetës dhe zhvillimit personal; R3.Eshtë nxitur një dialog me komunitetin mbi zhvillimin e aftësive personale dhe praktike dhe arritur një kuptim mbi funksionimin e shkollës si qëndër komunitare; R+Rritet frekuentimi dhe përmirësohet imazhi i shkollës në komunitet.

Përfituesit kryesorë

Nxënësit e shkollës; Klasa VII - IX, 12 - 14 vjec (rreth 500)

Organizata Zbatuese: Hapësira Kulturore “Uzina”
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë
Kohëzgjatja: 11 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153