Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Propozimi konsiston ne nevojen dhe ushtrimin e presionit,advokimit dhe lobimit prane njesise bashkiake 2 ne Tirane per me shume hapesira ne funksion te qytetareve dhe me konkretisht femijeve.Ne blloqet tona te banimit ka me shume hapesire per makinat ose vetem per to dhe asnje mundesi per qytetaret dhe femijet.Nderkohe qe duhet te ishte e kunderta pasi ambjentet jane por nuk shfrytezohen ose keqshfrytezohen.Tentativa per ngritjen e zerit,per nje te drejte bashkevendimarrje ne rivitalizimin e ketyre hapesirave,lobimi dhe advokimi prane njesise perkatese eshte hapi i pare i ketij projekti.Hapesirat jane aty thjesht duhet te ngrihet zeri qe keto hapesira ti rikthehen qytetareve si ambjente te perbashketa per kohen e lire. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Evidentimi i shesheve dhe hapesirave, fotografimi i tyre,sensibilizimi I komunitetit, kerkesa prane njesise bashkiake per mundesimin e te pakten nje ambjenti ne favor te femijeve te ketij komunitetit.Marrja e premtimit nga ana e njesise bashkiake se do te vijohet edhe me te tjera hapesira per tu mundesuar ne funksion te qytetareve dhe femijeve te kesaj njesie bashkiake. |
Aktivitetet kryesore |
Takime dere me dere,mbledhje te perbashketa me administratorin,takim me administratoret e pallateve per evidentimin e hapesirave,peticion per nje hapesire te caktuar,advokim prane administratorit te njesise per ngritjen e problemit prane bashkise se Tiranes,shperndarje materialesh ilustruese se cilat mund te jene sheshet apo hapesirat qe nuk kerkojne asnje investim thjesht vullnet.Aktivitet sensibilizues edhe me qytetaret per moszenien e hapesirave me makinat e tyre.Lobim dhe kerkese prane ministrise se arsimit per hapjen e oborreve te shkollave ne zone te pakten per disa ore ne dite.Takime me ligjvenesit e zones per te rritur presionin nga poshte lart. |
Rezultatet e pritshme |
Te pakten nje hapesire te kthehet ne shembull per menyren e funksionimit ne te mire dhe sherbim te qytetareve te bllokut konkret. |
Përfituesit kryesorë |
Qytetaret e blloqeve perkatese te banimit ne njesine bashkiake nr.2 |
https://levizalbania.al/sq/nisma-te-mbeshtetura/thirrja-per-aplikime-6/hapesira-publike-te-harruara-ne-funksion-te-femijeve-per-nje-argetim-minimal-dhe-te-sigurt-ne-komunitetin#sigProIdebd972b9e3