Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Propozimi ka për qëllim mbështetjen e zbatimit të politikave për mbrojtjen e konsumatorit në nivel vendor duke ndërthurrur ekspertizën teknike e ndërgjegjësimin/aktivizimin qytetar në kërkimin e të drejtave, si konsumator. Ndërgjegjësimi/Aktivizimi përfshin edhe gazetarët dhe OSHC në rritjen e dijes e llogaridhënies ndaj bashkive. Ekspertiza teknike e shprehur në disa produkte dhe fushata mediatike e organizuar për promovimin dhe ndërgjegjësimin qytetar do realizojë rritjen e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje e rritjen e llogaridhënies ndaj bashkisë për të përmbushur detyrimet në kuadër të të drejtave konsumatore. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi: Të mbështesë zbatimin e politikave e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit në nivel vendor për të arritur një cilësi më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët. Objektivat specifikë të propozimit janë: 1.Advokimi për përmirësimin e kapaciteteve të bashkive/institucioneve të tjera dhe reagimin e tyre për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit vendor; 2.Rritja e ndërgjegjësimit qytetarë, që të kenë kuptim të qartë e efikas të të drejtave të tyre, si konsumatorë e të nxiten të reagojnë kundrejt bashkive për të mbrojtur e përmbushur të drejtat e tyre; 3.Përmirësojë kapacitetet e OSHC-ve dhe medias në nivel vendor për të ndikuar në hartimin, monitorimin e vlerësimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve për konsumatorët. |
Aktivitetet kryesore |
|
Rezultatet e pritshme |
1.Përgatitja për herë të parë në Shqipëri e një sistemi renditje e vlerësimi krahasues me pikë mbi problematikat e arritjet për secilën bashki në mbrojtjen e konsumatorit. IKV do përdoret nga MFE në hartimin e Strategjisë së re për Konsumatorin në 2020. Hapja e të paktën një ZMK në bashkitë që nuk e kanë. 2.Ndërgjegjësimi i duhur i qytetarëve e numri i rritur i tyre të informuar për mbrojtjen e të drejtave, si konsumator. 3.Kapacitete të OShC-ve dhe medias të përmirësuara në monitorimin e politikave dhe shërbimet, në lidhje me të drejtat e konsumatorit. IKV do i shërbejë organizatave që veprojnë në mbrojtjen e konsumatorëve për llogaridhënie ndaj bashkive e për një qeverisje më të mirë vendore. 4. Ngritjen e një rrjeti OSHC-së të aftë për të reaguar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe aktivizimin e qytetarëve. 5.Advokim për rritjen e kapaciteteve të institucioneve shtetërore që veprojnë në kuadër të mbrojtjes konsumatore. |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët; Përfaqësues të shoqërisë civile; Përfaqësuesit e bashkive; gazetarë. |
fbclid=I%C3%ABAR3v5fG9mi3nlXNQgUEi4M1T7aIjbTkXonQOIdZ%C3%8B6a3JAPeST4-c-bX__JE http://www.scan-tv.com/sondazhi-konsumatori-vendor-bashkite-nuk-kane-hapur-ende-zyrat/?
fbclid=I%C3%ABAR0xnmjXjgrrI%C3%8Bz8E7SEr64aB%C3%8BI2CtMofLbAR%C3%ABCB5fXvt_Ql6_xy5dtpxqc https://www.facebook.com/starplustelevision/videos/1060101804447888