Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Investimi ne infrastrukture ne lagjen 5 Maj Rrapishte nga Bashkia Elbasan

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Në lagjen “ 5 Maj” jetojnë rreth 3000 individë që i përkasin minoritetit rom por ka edhe nga mazhoranca që bashkëjetojnë me këtë minoritet. Prej vitesh në këtë lagje nuk është investuar për përmirësimin dhe zhvillimin e kësaj zone. Në këtë zonë mungon asvaltimi, ndriçimi, gjelbërimi dhe pastrimi i ujërave të zeza. Në këtë lagje nuk është zgjidhur problemi i asvaltimit të lagjes prej 40 vitesh. Shpesh herë në kohë shirash për shkak të ekzistenca të shumë gropave në rrugë, krijohet baltë dhe njerëzit shprehen të shqetësuar sepse rrugët bëhen të pakalueshme. Një problem tjetër që ekziston në këtë lagje është mungesa e ndriçimit. Ne si grup informal kemi advokuar bashkë me njerëzit në bashki dhe është mundësuar ndriçimi për një pjesë të lagjes. Ky problem vazhdon të ekzistojë sepse disa rrugë të lagjes akoma nuk janë të ndriçuara. Lidhur me gjelbërimin e kësaj lagje nga administrata asnjëherë nuk janë mbjedhur disa pemë. Gjelbërimi do ti jepte kësaj lagje një pamje të bukur. Në këtë komunitet janë 3000 anëtarë të minoritetit rom por ka dhe një % të vogël të mazhorancës. Në këtë lagje jetojnë rreth 500 fëmijë të cilët nuk kanë asnjë lloj argëtimi Problemi i kanalizimeve është goxha shqetësues në këtë lagje sepse ekzistojnë akoma gropa septike të cilat janë rrezik për ndonjë sëmundje por edhe gati të shpërthejnë. Shumica e ujërave të zeza derdhen në përroin që kalon pranë lagjes dhe gjatë verës bëhet burim infeksionesh të ndryshme. Ne si grup informal duam të arrijmë që në këtë lagje të investohet dhe të shohim përmirësim të jetesës së njerëzve.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Mobilizimi i komunitetit me qëllimadvokimin pranë Bashkisë Elbasan për hartimin dhe financimine një projekti infrastrukturor, që do të ndikojë në përmirësimin e jetesës së tyre.

-          Mobilizimi i komunitetit dhe përfshirja në proçes.

-          Nxitja e Bashkisë Elbasan për hartimin dhe financimin e projektit infrastrukturor si pasojë e advokimit qytetar.

Aktivitetet kryesore

1-      Takim me komunitetin me qëllim mobilizimin për advokim të përbashkët për përmirësimin dhe zhvillimin e zonës.

2-      Takim sëbashku me anëtarë të komunitetit dhe administratorit të lagjes me qëllim shprehjen e problemit dhe përcjellja e problemit pranë bashkisë.

3-      Hartimi i një shkrese drejtuar bashkisë Elbasan dhe këshillit bashkiak mbi nevojat e komunitetit.

4-      Organizimi i një takimi me kryetarin e bashkisë dhe disa anëtarë të komunitetit.

5-      Organizimi i një takimi me anëtarë të këshillit bashkiak me qëllim nxitjen që në mbledhjen e rradhës të diskutohet problemi i kësaj zone.

6-      Hartimi i një peticioni të firmosur nga banorët e lagjes *5 Maj” drejtuar bashkisë dhe këshillit bashkiak.

7-      Mobilizimi i komunitetit për të qënë pjesë e mbledhjeve buxhetim me pjesemarrje që zhvillohen nga bashkia me qëllim parashtrimin e problemit dhe nxitja e bashkisë për ta përzgjedhur në prioritetet e saj.

8-      Pjesëmarrja në projekt buxhetin vjetor.

9-      Prodhimi i një dokumentari që të përmbajë hapat e ndjekura gjatë gjithë projektit.

Rezultatet e pritshme

1- 100 banore te ndergjegjesuar dhe sensibilizuar per tu bere bashke per shqetesimin e tyre.

2- 10 anetare nga komuniteti te fuqizuar dhe qe kane fituar aftesi ne perballjen dhe advokimin me bashkine per problemin e tyre.

3-  Hartimi i projektit nga ana e bashkise Elbasan per zhvillimin e infrastruktures se lagjes dhe financimi i tij.

4- Prodhimi i nje dokumentari per te gjithe procesin e ndjekur.

5- 1000 qytetare te Elbasanit te informuar per punen tone dhe ndergjegjesuar permes mediatizimit te problemit dhe dokumentarit.

Përfituesit kryesorë

1- 3000 anetaret e komunitetit rom, banore te lagjes "5 Maji" qe u permiresohet jetesa permes zhvillimit te zones.

2- 1000 qytetare te qytetit te Elbasanit te ndergjegjesuar permes mediatizimit te problemit dhe dokumentarit.

3- Bashkia Elbasan dhe Keshilli Bashkiak te ndergjegjesuar per pergjegjesit dhe detyrimet e tyre.

 

Dalje mediatike ne kuader te projektit te mbeshtetur nga LA
https://informim.al/elbasan-minoriteti-rom-kerkon-investime-ne-rruge-dhe-kanalizime/?fbclid=I%C3%ABAR3F%C3%8BUZO7t_5IUTsqIDedc1wff0F4vbXkXgyB8krcX5DAKu0apvRIS2jAcA
 

 

Organizata Zbatuese: Grup Informal (Raxhi Rakipi)
Zona e zbatimit: Bashkia Elbasan
Kohëzgjatja: 9 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153