Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Reforma administrative/territoriale ndonëse u projektua në funksion të rritjes së efikasitetetit të njësive të qeverisjes vendore krahas arritjeve ka prodhuar dhe pasoja negative sidomos sa i takon përfaqësimit të popullatës që jeton në zonat rurale. Të dhënat zyrtare për Bashkinë Kukës tregojnë se në këtë bashki jetojnë 60,800 banorë prej tyre 40,000 (66% e popullsisë) jeton në fshat, ndërkohë që vetëm 25% e buxhetit në dispozicion të bashkisë shpenzohet për komunitetet që jetojnë në zonat ruruale. Për më tepër nga 31 anetarë që ka Këshilli Bashkiak Kukës, vetëm 8 prej tyre jetojnë në zonat rurale. Ligji i vetëqeverisjes vendore përcakton se administratorët e njësive të cilët dikur zgjidheshin drejtëpredrejtë nga zgjedhësit (ish kryetarët e komunave) tashmë emërohen nga kryetari i bashkisë. Ky parashikim ligjor duket se e ka dobësuar më tej marrëdhënien midis popullatës rurale dhe vendimmarrjes së bashkisë duke dekurajuar llogaridhënien. Situata e krijuar pengon përfshirjen e interesave të këtyre zonave në prioritetet zhvillimore në fushën e shërbimeve dhe investimeve. Përfaqësimi i dobët dhe niveli i ulët i investimeve bën që varfëria të jetë më e lartë në zonat rurale, shërbimet publike të jenë më të pakëta ndërsa infrastruktura rezulton më pak e zhvilluar. Zbehja e përfaqësimit i cili rëndohet edhe më tej nga mospjesmarrja e opozitës në keshillin bashkiak zvogëlon shtysat që bashkia të trajtojë me efikasitet nevojat e popullësise rurale. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qellimi: Orientimi i prioriteteve zhvillimore të Bashkisë Kukës në përputhje me nevojat e popullatës rurale në 3 Njësi Administrative, Bicaj, Topojan dhe Bushtricë, përmes organizimit të komunitetit rural dhe advokimit me bazë komunitare Objektivat 1. Aftësimi i komunitetit për identifikimin e 3 prioriteteve të përbashkëta për përmirësimin e infrastrukturës dhe/ose shërbimeve në komunitetin e tyre përmes informimit dhe takimeve periodike në nivel komunitar 2. Krijimi dhe mbështetja e lidershipit komunitar i cili do të lehtësojë mobilizimin e komunitetit dhe zhvillimin e fushatës advokuese për përmirësimin e shërbimeve dhe infrastruturës në zonat rurale. 3. Ndryshimi i sjelljes së Bashkisë Kukës përkundrejt nevojave të komuniteteve rurale përmes shfrytëzimit efikas të procesit të konsultimit publik dhe organizimit komunitar |
Aktivitetet kryesore |
Aktiviteti 1: Lancimi i Projektit dhe takimit të parë për identifikimin e prioriteteve; Aktiviteti 1.1 Organizimi i Takimeve në komunitet Aktiviteti 2.1: Identifikimi i lidershipit komunitar, trajnimi dhe mentorimi Aktiviteti 2.2: Ndërmarrja e fushatës advokuese Aktiviteti 2.3: Takime Periodike midis Grupeve Informale të Lidershipit dhe Komunitetit Aktiviteti 2.4 Vizitë studimore për Grupet e Lidershipit Aktiviteti 3 .1 Takim orientues me perfaqësues të Bashkisë mbi konsultimin publik, buxhetimin me pjesëmarrje. Aktiviteti 3.2 Workshop me grupet informale të lidershipit mbi buxhetimin me pjesëmarrje |
Rezultatet e pritshme |
· Prioritete të përbashkëta që synojnë përmiresimin e situatës së komunitetit janë negociuar dhe kanë konsensus të gjerë brenda komuniteteve të 3 njesive administrative (2 deri në 3 prioritete për secilën njesi administrative); · 15 lidera të komunitetit të identifikuar kanë mbështetje të gjerë në komunitet dhe janë të aftë për të kuptuar proceset e demokracisë lokale, artikulimin e problematikave dhe organizimin e anëtarëve të tjerë të komunitetit përgjatë fushatës së advokimit; · Komuniteti në tre Njësitë Administrative i vetëdijshëm për fuqinë e organizimit të përbashkët në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve; · Bashkia më e vetëdijshme për dobinë e konsultimit publik për orientimin e prioriteteve zhvillimore të Njësive Administrative; · 1 prej prioriteteve të adresuara në bashki nga secili komunitet gjen zgjidhje brenda vitit 2020, (3 prioritete gjithësej) · 1 prej prioriteteve të adresuara në Bashki nga komuniteti në çdo njësi administrative pasqyrohet në buxhetin e vitit 2021 (3 prioritete gjithësej) |
Përfituesit kryesorë |
- 250 anëtarë të komunitetit të grupmoshës 18- 60 vjeç në secilën nga 3 Njesitë Administrative; - 15 anetarë të Grupeve Informale të Lidershipit të ngritur në 3 zonat e projektit; - 150 të rinj janë angazhuar në aktivizmin e fushatës advokuese përmes fotografive për ekspozitë, adresimin e nevojave që prekin moshën e tyre dhe mjetet e tjera advokuese; - 100 gra në tre Njësitë administrative kanë marrë pjesë dhe kanë adresuar nevojat që shqetësojnë gjininë e tyre për shërbime në nivel lokal. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë