Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt!

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Sipas Institutit të Statistikave, rezulton se vetëm në muajt janar-gusht 2019, në Durrës janë shënuar 83 aksidente dhe si pasojë 16 persona kanë humbur jetën. Një pjesë e këtyre aksidenteve ka lënë si viktima përdoruesit e biçikletës në qytet. Aksidentet e shumta me lëndime të lehta shpesh nuk raportohen në polici. Qyteti i Durrësit ka sot vetëm dy rrugë të pajisura me pista biçikletash. Ky projekt synon nxitjen e qytetarëve për adresimin e problemit tek pushteti vendor dhe marrjen e masave të menjëherëshme për shtimin e pistave të biçikletave dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme. Projekti do nxjerr në pah mungesën e një planifikimi urbanistik për lëvizjen me biçikleta në qytet, që lë shteg për abuzimim gjatë rikonstruksionit të rrugëve. Krijimi i një harte me propozime konkrete do të ndihmonte në identifikimin e rrugëve që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje, duke ruajtur biçiklistët. Përmes advokimit do të kërkohet që në rrugët apo blloqet e banimit që do të rikonstruktohen apo rindërtohen pas tërmetit, të përfshihen pistat e biçikletave.  

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi: Advokimi për rritjen e numrit të pistave (korsive) të biçikletave, propozimi i një harte me rrugët ku duhet ndërhyrë dhe nënshkrimi i një “Marrëveshje Mirëkuptimi” me bashkinë Durrës për ndërtimin e pistave dhe integrimin në projektet e rindërtimit pas tërmetit.

Objektivat specifikë:

§  Monitorimi i investimeve infrastrukturore të bashkisë Durrës në 5 vitet e fundit, në raport me investimet për pistat e biçikletave;

§  Anketim online me përdoruesit e biçikletës, qytetarët dhe bizneset, për rrugët që e kanë emergjente pajisjen me pistë biçikletash;

§  Krijimi i një harte dhe studimi me propozime konkrete për rrugët ku duhet ndërhyrë për ndërtimin e pistave të biçikletave dhe nënshkrimi i një “Marrëveshje Mirëkuptimi” me bashkinë Durrës, për zbatimin e propozimeve;

§  Nxitja e aktivizmit qytetar përmes pedalimeve, peticionit për adresimin tek pushteti vendor të mungesës së pistave për biçikleta.

Aktivitetet kryesore

§  Analizimi i investimeve, për vlerën, projektin e zbatuar dhe raportin me pistat e biçikletave;

§  Krijmi i 3 video-dokumentarëve; Shkrimi i 15 lajmeve;

§  Krijimi dhe dorëzimi i një peticioni;

§  Ndërgjegjësimin e qytetarëve përmes “biçikletës lëvizëse” dhe pedalimeve;

§  Krijimi i një projekt-propozimi, shoqëruar me hartë për rrugët ku duhet ndërhyrë urgjentisht për ndërtimin e pistave të biçikletave dhe integrimi i tyre në projektet e rindërtimit pas tërmetit;

§  Nënshkrimi i një “Marrëveshjeje Mirëkuptimi” midis bashkisë Durrës dhe “Bicycle Durrës”, për zbatimin e propozimeve (studimit dhe hartës) dhe zotimit të përfshirjes së pistës së biçikletave në çdo projekt të ri infrastrukturor apo rikonstruksion, specifikisht ndërhyrjet pas tërmetit.

Rezultatet e pritshme

§  Matja shkencore (me anë të anketimit) të nevojave të qytetarëve dhe bizneseve për pistat e biçikletave;

§  Krijimi i një projekti me propozime konkrete (studim dhe hartë) për rrugët që qytetarët dhe ekspertët evidentuan si të nevojshme, për ndërhyrje emergjente për ndërtimin e pistave çiklistike;

§  Nënshkrimi me bashkinë i një “Marrëveshje Mirëkuptimi”, dokument afatgjatë që mbron dhe garanton të drejtat e biçiklistëve në qytet;

§  Dorëzimi i një peticioni që përfaqëson nevojat e përdoruesve të biçikletës në qytet;

§  Investigimi me mjete mediatike për transparencën në investime,

numri i aksidenteve të lehta dhe atyre me pasojë jetën, ku janë përfshirë përdoruesit e biçikletave në qytet.

Përfituesit kryesorë

Rreth 70.000 banorë, më specifikisht përdoruesit e biçikletës.

 

Dalje mediatike ne kuader te projektit te mbeshtetur nga LA

https://sot.com.al/aktualitet/aksidentet-me-pasoje-vdekjen-perdoruesit-e-bicikletes-ne-durres-kerko?fbclid=IwAR2biCk-QoLJ_xvG6gbJsADhTpZAdwdXtiKDSSp5-RwIHs5E45ocK6yLLDc

https://www.facebook.com/101491754599412/posts/230535165028403/?d=n

https://apel.media/aksidentet-me-pasoje-vdekjen-perdoruesit-e-bicikletes-ne-durres-kerkojne-korsi/

https://sot.com.al/aktualitet/bashkia-durres-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-kerkesave-per-korsi-bicikleta

https://politiko.al/bashkia-durres-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-kerkesave-per-korsi-bicikletash/

https://www.korrieri.com.al/2020/07/pyetesori-ne-durres-zbulon-fr-iken-dhe-mungesen-e-infrastruktures-per-bicikletat-statistikat/

https://kohajone.com/bashkia-durres-nuk-ju-pergjigjet-kerkesave-te-qytetareve/

http://gazetashqiptare.al/2020/07/01/statistikat-pyetesori-ne-durres-zbulon-friken-dhe-mungesen-e-infrastruktures-per-bicikletat/

http://durresifotoevideo.com/2020/07/03/disa-viktima-dhe-te-plagosur-pyetesori-ne-durres-zbulon-friken-dhe-mungesen-e-infrastruktures-per-bicikletat/

https://bicycledurres.wordpress.com/2020/07/03/disa-viktima-dhe-te-plagosur-pyetesori-ne-durres-zbulon-friken-dhe-mungesen-e-infrastruktures-per-bicikletat/

https://konica.al/2020/07/durrsaket-vuajne-nga-frika-dhe-mungesa-e-infrastruktures-per-bicikletat

https://www.korrieri.com.al/2020/07/pyetesori-ne-durres-zbulon-fr-iken-dhe-mungesen-e-infrastruktures-per-bicikletat-statistikat

http://www.durrespress.al/aktualitet/politike/investime-ne-disa-milion-euro-bashkia-durres-mbyll-veshet-ndaj-kerkesave-te-qytetareve/

https://kohajone.com/bashkia-durres-nuk-ju-pergjigjet-kerkesave-te-qytetareve/

http://www.durrespress.al/mjedis1/qytetaret-ne-durres-vijojne-pedalimet-sensibilizuese-per-infrastrukturen-dedikuar-bicikletave/

https://newsup.al/2020/10/04/qytetaret-ne-durres-vijojne-pedalimet-sensibilizuese-per-infrastrukturen-dedikuar-bicikletave/

https://newsup.al/2020/10/16/grupimi-qytetar-bicycle-durres-nis-nenshkrimin-e-peticionit-per-ndertimin-e-korsive-dedikuar-bicikletave-drejtuar-bashkise-durres

https://www.durrespress.al/mjedis1/biciklistet-ne-durres-nisin-nenshkrimin-e-peticionit-per-ndertimin-e-korsive/

https://bicycledurres.wordpress.com/2020/11/09/biciklistet-ne-durres-nisin-nenshkrimin-e-peticionit-per-ndertimin-e-korsive/

http://www.durrespress.al/mjedis1/qytetaret-e-durresit-ne-proteste-per-mosdegjimin-e-kerkesave-te-tyre-ne-investimet-e-fundit-publike/

https://newsup.al/2020/11/23/qytetaret-e-durresit-ne-proteste-per-mosdegjimin-e-kerkesave-te-tyre-ne-investimet-e-fundit-publike/

http://durresifotoevideo.com/2020/11/24/qytetaret-e-durresit-ne-proteste-per-mosdegjimin-e-kerkesave-te-tyre-ne-investimet-e-fundit-publike/

https://durreslajm.al/aktualitet/perdoruesit-e-bicikletes-i-propozojne-bashkise-durres-nje-guide-ndertimin-e

https://newsup.al/2020/11/23/perdoruesit-e-bicikletes-i-propozojne-bashkise-durres-nje-guide-per-ndertimin-e-infrastuktures-ciklistike/

http://durresifotoevideo.com/2020/11/24/perdoruesit-e-bicikletes-i-propozojne-bashkise-durres-nje-guide-per-ndertimin-e-infrastuktures-ciklistike/

http://www.durrespress.al/mjedis1/bashkise-durres-i-dorezohet-zyrtarisht-studimi-per-ndertimin-e-infrastruktures-dedikuar-bicikletave/

https://newsup.al/2021/01/11/bashkise-durres-i-dorezohet-zyrtarisht-studimi-per-ndertimin-einfrastruktures-dedikuar-bicikletave/?amp=1

https://durreslajm.al/aktualitet/grupimi-bicycle-durres-i-dorezon-bashkise-zyrtarisht-studimin-ndertimin-e-infrastruktures

https://bicycledurres.wordpress.com/2021/01/14/bashkise-durres-i-dorezohet-zyrtarisht-studimi-per-ndertimin-e-infrastruktures-dedikuar-bicikletave/

http://durresifotoevideo.com/2021/01/13/bashkise-durres-i-dorezohet-zyrtarisht-studimi-per-ndertimin-e-infrastruktures-dedikuar-bicikletave/

 

Organizata Zbatuese: Bicycle Durrës
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës
Kohëzgjatja: 9 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153