Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Projekti do të zbatohet ne Bashkine Kukës. Bashkia Kukës është ndër më të varfërat në vend dhe Evropë. Burimi kryesor i të ardhurave për banoret është ndihma ekonomike. Emigracioni, sidomos tek të rinjtë, është shumë i lartë. Problemi kryesor që projekti do të adresojë është pjesemarrja e ulët e të rinjve dhe komunitetit në përgjithësi, në vendosjen e prioriteteve dhe vendim-marrjen lokale. Shkaqet kryesore të kësaj janë: Mungesa e informacionit, njohurive dhe aftësive të të rinjve dhe komunitetit për detyrimet ligjore të qeverisjes vendore, lidhur me informimin publik, transparencën publike, pjesemarrjen qytetaresi, mungesa e dialogut dhe bashkëpunimit efektiv midis shoqërise civile, komunitetit dhe pushtetit vendor në Bashkinë Kukës për diskutimin dhe zgjidhjen e çështjeve jetike vendore, Mungesa e shërbimeve dhe infrastrukturës lokale cilesore, efektive dhe eficente. Pasojat e kesaj gjendje janë: Transparencë dhe përgjegjshmëri e ulet nga ana e Bashkisë Kukës dhe cilësi e ulët jetese për banoret e Bashkisë Kukës. Projekti është në përputhje me Drejtimin I të thirrjes. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi: Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë së pushtetit vendor për një qeverisje të mirë në shërbim të qytetarëve. Objektiva specifike: Rritja e pjesmarrjes së të rinjve dhe komunitetit në përgjithësi në vendim-marrjen lokale. Rezultatet e pritshme: 1. Informacioni, njohuritë dhe aftësitë e të rinjve dhe komunitetit në lidhje me pjesemarrjen qytetare dhe qeverisjen e mirë janë rritur. 2. Cilesia, efektiviteti, dhe eficenca e infrastructurës dhe shërbimeve publike nga Bashkia Kukës janë përmirësuar. 3. Dialogu dhe bashkëpunimi midis shoqërisë civile, komunitetit dhe pushtetit vendor është përmirësuar. |
Aktivitetet kryesore |
0.1.Prezantimi i projektit me të gjithë aktorët dhe në media. 0.2.Prodhimi i materialeve promocionale (logo, banner, poster) 0.3.Krijimi i faqes së projektit në Media Sociale/Facebook. 0.4.Takimi përmbyllës i projektit 1.1.Përzgjedhja e grupeve që do të trajnohen: të rinjtë dhe anëtarë të komunitetit. 1.2.Kurse trajnimi për grupet e të rinjve 1.3.Kurse trajnimi me grupet e qytetarëve në pjesemarrje qytetare dhe adresimin e prioriteteve në politikat vendore. 1.4.Përgatitja e të rinjve dhe lehtësimi i pjesemarrjes së tyre në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. 2.1. Vlerësim i buxhetimit të Bashkisë në 2 vitet e fundit, me fokus shërbimet për gratë dhe të rinjtë. 2.2. Monitorimi i ofrimit të shërbimeve publike nga Bashkia Kukës gjate periudhës 6-mujore, Maj-tetor 2020. 2.3. Fushatë avokimi dhe lobimi për realizimin e një terreni sportiv për të rinjtë në Kukës. 3.1.Tavolina të rrumbullakëta me përfaqesues të sektorit publik dhe jo-publik. 3.2.Prodhimi i një dokumentari të shkurtër mbi pjesemarrjen qytetare në Bashkinë Kukës. |
Rezultatet e pritshme |
48 të rinj dhe anëtarë të komunitetit kanë rritur njohuritë dhe aftësitë në pjesemarrje qytetare dhe avokim; Grupet e të rinjve dhe ato komunitare marrin pjesë aktive në 3 mbledhje të Këshillit Bashkiak; 3 propozimeve të paraqitura nga grupet e të rinjve dhe ato komunitare lidhur me vendosjen e prioriteteve dhe buxhetin lokal. 1 propozim i paraqitur nga grupet e të rinjve dhe ato komunitare lidhur me vendosjen e prioriteteve dhe buxhetin lokal pranohet nga vendim-marrësit. 1 terren sportive i vendosur në bxhet për tu rregulluar nga Bashkia si rezultat i avokimit dhe lobimit të grupeve të të rinjve dhe ato komunitare. 3 aktivitete të përbashkëta të shoqërise civile, komunitetit dhe pushtetit vendor për diskutimin e prioriteteve lokale (tavolina të rrumbullakëta). 4 lloje të mekanizmave të komunikimit që sjellin përfshirjen të rinjve në politikbërjen dhe vendimmarrjen lokale. |
Përfituesit kryesorë |
Të rinjtë te moshës 15-29 vjeç, qytetarët në Bashkinë Kukës; Të rinjtë dhe qytetarë në Qarkun Kukës; Pushteti vendor; Shkollat |