Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Liqenet funksionale ndihme per Maqellaren

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Mungesa e investimeve ne sitemin vadites ne te gjithe fushen e Maqellares ka nje ndikim ne ekonomine e gjithesecilit prej fermereve e si rrjedhoje banoreve te zones se Maqellares.Ne kater liqenet qe jane ndertuar  rreth viteve 1975-76 nuk eshte bere asnje nderhyrje ne to, si pasoje dy prej tyre jane jashte funksioni dhe dy te tjeret funksionojne me kapacitet te reduktuar si pasoje e mbush nga koha e gjate e mos pastrimit. Kjo gjendje ndikon ne keqvaditjen e tokave , uljen e prodhimtaris dhe si pasoje  abandonim te punimit te tokave nga fermeret e zones .

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qellimi : -Qellimi kryesor i ketij projekti venia ne eficence e te kater liqeneve ne fushen e Mqellares dhe permiresimi i situates se vaditjes aq i deshiruar per fermeret nepermjet ngritjes se zerit qytetar per kete shqetesim.

Objektivi 1- Pjesmarrja sa me e madhe e fermereve dhe banoreve te zones per adresimin  e ketij problemi shqetesues prane Bashkise Diber.

Objektivi 2-Venia ne levizje e Bashkise Diber per nderhyrje ne keto liqene me investime per pastrimin ndoshta dhe zgjerimin ku jane mundesite si dhe furnizimin e menaxhimin e tyre per permiresimin e situates te ujrave vadites.

Aktivitetet kryesore

Krijimi igrupit te advokacise „Liqene funksional“: Seminar me grupin e punes per tu njohur me strategjine dhe planin e advokimit; Takime ndergjegjesuse me banor dhe fermer teNjesise Administrative Maqellare; Hartimi nje Peticioni drejtuar autoriteteve vendore te Bashkise Diber ne lidhje me shqetesimin e keq-menaxhimit te  Liqeneve dhe vaditjes se tokave ne teresi ne zonen e Maqellares;Tryeze e rumbullaket debati me stafin e bashkise (Drejtoria e Sherbimeve) per te diskutuar problematiken dhe zgjidhjet e mundshme per rehabilitimin dhe venien ne funksion te liqeneve per tu sherbier sa me mire fermerve ;  Fushate mediatike  ne median lokale, median sociale per gjithe projektin qe te beje te mundur berjen pulike te shqeteimit te fermereve te zones dhe terheqen e vemendjes se Bashkise Diber per zgjidhjen e situates;

Rezultatet e pritshme

Rezultati 1:Fermer dhe banor te fshatrave te Maqellares te mobilizuar dhe organizuar me pjesmarje aktive per permiresimin e situates se vaditjes permes rehabilitimit te kater liqeneve te zones. f

Rezultati 2: Rehabilitimi i kater ujmbledhesave  nje bukuri e shtuar per zonen dhe eleminim si pika per hedhjen e mbetjeve urbane.

Rezltati   3: Me shume toke e kultivuar , prodhim bujqesor i ritur , ekonomi e shtuar per fermerin e zones.

Përfituesit kryesorë

Perfitues direkt jane banoret dhe fermeret e gjashte fshatrave qe mbulohen nga keto liqene por jo vetem . Vaditja e tokes ne keto fshatra behet furnizues me ujra nentokesor per te tjere  fshatra qe ndodhen me poshte.

 

 

 

 

Organizata Zbatuese: Behar Dema
Zona e zbatimit: Bashkia Dibër
Dokumentat: Raport_Studimor.pdf
Kohëzgjatja: 8 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153