Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Lobim, advokim dhe ndërgjegjësim për rritjen e sigurisë së përdoruesve të korsive të bicikletave

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Përballë politikave stimuluese të Bashkisë Tiranë për rritjen e përdorimit të bicikletave në kryeqytet përmes krijimit të korsive të dedikuara për bicikletat, nevojitet marrja e disa masave konkrete prej të gjithë aktorëve të përshirë për rritjen e sigurisë për përdoruesit e tyre (ciklistave) por edhe të përdoruesve të mjeteve të tjera të lëvizshme dhe të këmbësorëve. Informim i qytetarëve në terren në pesë korsitë më kryesore të bicikletave në kryeqytet: 1. Rruga e Kavajës. 2. Rruga e Dibrës. 3. Rruga Abdyl Frasheri – Sheshi Wilson – Ura Vasil Shanto. 4. Rruga Sami Frashëri. Adovkim i cështjes përmes produkteve multimediale dhe medias onlinë dhe asaj sociale. Lobim pranë Bashkisë Tiranë për marrjen e rolit ndikues në përmirësimin e kushteve të sigurisë rrugore për korsitë e bicikletave përmes përmirësimit të kuadrit ligjor, rritjes së patrullimit të efektivëve të policisë bashkiake dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve me fushata informuese. Bashkia mund te advokoje ne institucionet e qeverisjes qendrore duke paraqitur propozime konkrete ne ndryshim te ligjit, ne cilesine e institucionit vendor qe advokon dhe lobon per qytetaret qe administron. Ky hap mund te behet permes nje dokumenti teknik qe evidenton nevojen per nderjyrje vertikale ne kuadrin ligjor.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi: Rritja e sigurisë për përdoruesit e bicikletave në kryeqytet. Rritja e ndërgjegjësimit për respektimin e sinjalistikës dhe korsive prej ciklistave, këmbesorëve dhe automjeteve (aty ku ndërthuren).

Objektivat Specifikë:

Rritje e sigurisë në korsitë e bicikletave përmes informimit, ndërgjegjësimit të përdoruesve të bicikletave.

Ndëgjegjësim i këmbësorëve dhe automjeteve për respektimin e përdoruesve të bicikletave dhe korsive dedikuar atyre.

Advokim/Lobim në Bashkinë Tirane për marrjen e rolit advokues për përmrësimin e kuadrit ligjor/forcimin e masave ndëshkimorë (bazuar në ndërlidhjen dhe ndërveprimin midis institucionit të dhe Bashkisë dhe Policisë Rrugore), duke i dhënë perparsinë dhe kohën e duhur në sinjalistikën rrugore (vertikale, horizontale dhe ndricuese) në qarkullimin e ciklistave dhe korsive të bicikletave.

Aktivitetet kryesore

Informim i qytetarëve pwrmes fushatave nw terren nw rrugwt e specifikuara dhe targetuara (ciklistë – këmbsësorë – drejtues automjetesh). Informimi permes shperndarjes se borshurave dhe fletpalosjeve ne te cilen qartesohen perparesite e perdoruesve te rruges si dhe mbi respektimin e rregullave dhe rritjen e vëmendjes ndaj rreziqeve që mund të hasën gjatë përdorimit të korsive të bicikleave dhe mos rrespektimit të sinjalitikës rrugore në rrugët e targetuara;

Ndërgjegjësim/advokim tek autoritet vendore për vendsojen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale  paralajmëruese mbi rrezikshmërinë që paraqesin kryqëzimet e rrezikshme me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë prej përdoruesve të korsive të bicikletave; Kjo do te realizohet permes hartimit te nje dokumenti tekni nga eksperti i projektit, premes te cilit do te evidentohet situata aktuale me qartesine e qarkullimit te korisve, nderhyrjet e atuomjeteve ne keto korsi, nderhyrjet e kembesoreve. Ky dokument do ti dorezohet bashkise se tiranes dhe drejtorive specifike ne kete institucion ne menyre qe te merren masa er korsite aktuale ose en rastin me te mire te parashikohen masat e nevojshme ne koriste e reja.

Informimin e grupeve të interesit mbi situatën aktuale bazuar në hulumtimin/monitorimin e rrezikshmërisë në korsitë e bicikletave të targetuara në këtë nismë; Kjo do te realizohet permes aktivteteve ne terren, ku grupet e vullnetareve te rinj do te shperndajen informacionin e nevojshem per te rritur sigurine.

Tryze diskutimi me grupet e interesit, përfaqësuseit e qeverisjes vendore (përgjegjësit e infrastrukturës dhe investimeve), policinë rrugore, expertëve tëqarkullimit, organizatat të shoqërisë civile të angazhuara në kauza të ngjashme të mbështetura nga Leviz Albania ose jo;

Fushatë ndërgjegjësimi në median sociale përmes produkteve multimediale të cilat do të evidentojnë problematikën e korsive të bicikletave dhe rrezikun potencial që shfaqet gjatë përdorimit të tyre nga mos rrespektimi i rregullave, drejtimeve, vijëzimeve, etj;

Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në median sociale dhe në terren mbi rregullat që përdoruesit e bicikletave duhet të rrespektojnë gjatë pedalimit si p.sh: sinjalizuesit ndricues, jeleket fosforeshent, kokoret, etj.

Vizibilitet në median tradicionale dhe atë online mbi gjetjet dhe konkluzionet e tryezës së diskutimit;

Fushatë informuese mbi nisëmn e mbështetur nga Leviz Albania në kanalet e medias sociale dedikuar projektit;

Një dokument teknik që do të prodhohet nga një ekspert profesionist mbi rëndësinë e kryerjes së testimeve, studimeve dhe analizave paraprake prej institucionit vendor në kuadër të invstimeve në krijimin e krosive të bicikletave i bazuar në tre shtylla: nevoja – impakti – siguria. Dokument që do ti dërgohet Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak dhe target grupeve të synuara.

Rezultatet e pritshme

Përdorues të korisve të bicikletave të ndërgjegjësues për nevojën e tregimit të kujdesit ndaj rrezikshmërive të disa prej krosive tëbiciklitave dhe kryqëzimeve të rrezikshme;

Qytetar të informuar mbi rrespektimin e hapësirave dedikuar ciklistëve në korsitë e bicikletave të targetuara nga projekti.

Organizatat të Shoqërisë Civile (me ndërlidhje me kauzën) krijojnë sinergji për bashkëveprim për kauza të ngjashme;

Institucioni Bashkisë i informuar mbi efektet e mungesës së sinjalistikës së nevojshme në korsitë e bicikletave si mundësi për të ndërmarrë masat e nevojshme për minizimin e rrezikut;

Krijimi dhe promovimi i modeleve të suksseshme (histori suksesi prej ciklistëve model që respektojnë rregullat e qarkullimit dhe kushtet e sigurisë personale gjatë pedalimit) në median sociale;

Përfituesit kryesorë

Përdoruesit e korsive të bicikletave në korsitë e targetuara;

Qytetarët e zonave ku kalojnë korsitë e bicikletave të informuar mbi të drejtat dhe detyrimet në respektimin e hapësirës dedikuar ciklistëve;

Institucioni i Bashkisë do të zotëerojë një dokument analitik mbi kushtet e sigurisë nëkatër ) korsitë e monitoruara nga projekti;

 

 

Organizata Zbatuese: Xhenis Kryekurti
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë
Dokumentat: Broshure_informuese.pdf
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153