Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Mbrojmë liqenin nga ndotja e mbetjeve urbane

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Në vijën liqenore nga Lini-Pogradec-Tushemisht janë 7 lumenj të vegjël (përrenj) që derdhen në ujërat e liqenit të Pogradecit. Këta përrenj përveçse kanë mungesë të infrastrukturës bazë, janë mjaft të ndotur nga mbetjet urbane që hidhen nga banorët si edhe nga aluvionet e shumta që në kohë reshjesh përfundojnë në shtretërit e tyre dhe më pas të gjitha bashkë në liqen, duke e ndotur atë. Problemi ka dy situata, e para hedhja e mbetjeve nga popullata, e dyta dështimet e pushtetit lokal për t’i pastruar ato apo për të ndërgjegjësuar popullatën për mos hedhjen e tyre. Sot liqeni ka një ndotje të madhe sidomos në grykëderdhjet e këtyre lumenjve. Kjo ka ndikuar vit pas viti negativisht në turizëm, florën dhe faunën e li

qenit pasi siç dihet plastika konsumohet nga peshqit e më pas përfundon sërish në pjatat tona. Shumica e këtyre lumenjve ndodhen edhe pranë zonave ku bëhet plazh në verë dhe në kohë të ndryshme reshjet i depozitojnë të gjitha mbetjet në liqen! Situata bëhet aspak normale në një kohë kur edhe pjesa shqiptare u përfshi në UNESCO. Për këtë arsye mendojmë se duhet një ndërhyrje për të detyruar bashkinë që të marrë masa për moslejimin e ndotjes së liqenit.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi: Të detyrojmë Bashkinë Pogradec të ndërtojë në çdo lumë apo përrua që derdhet në liqen prita prej rrjete për të ndaluar derdhjen e mbetjeve në liqen.

Objektivat:

1-      Sensibilizimi i banorëve nëpërmjet takimeve dhe medias lokale për të mos hedhur më mbetje në lumë

2-      Rritja e presionit qytetar ndaj Bashkisë Pogradec për ndërtimin e pritave prej rrjete në 7 përrenjtë që derdhen në liqen

Aktivitetet kryesore

1 - Organizimi i 7 takimeve me banorët e 7 fshatrave, ku kalon secili përrua që derdhet në liqen

2 – Realizimi i një kërkese nga banorët e fshatrave për Bashkinë Pogradec për ndërtimin e pritave me rrjetë, bashkë me një raport mbi kostot për vendosjen e rrjetave

3 – Realizimi dhe transmetimi në TV lokal i 7 kronikave televizive për nxjerrjen në pah të problemit, sensibilizimin e qytetarëve dhe zgjidhjen që duhet bërë nga bashkia

4 – Realizimi i një debati televiziv për këtë çështje me specialistë, banorë dhe përfaqësues të bashkisë

Rezultatet e pritshme

1- Sensibilizimi i banorëve për të mos ndotur përrenjtë që derdhen në liqen

2 – Marrja e masave nga Bashkia Pogradec për ngritjen e pritave me rrjeta

3 – Ulja e ndotjes së liqenit të Pogradecit, duke ndikuar drejtpërdrejt në florën dhe faunën e tij

Përfituesit kryesorë

Banorët e Pogradecit, por dhe liqeni me turistët e vizitojnë çdo vit, duke ulur nivelin e ndotjes.

 

 

Organizata Zbatuese: Spartak Dikellari
Zona e zbatimit: Bashkia Pogradec
Dokumentat: Raporti_Mjedisor.pdf
Kohëzgjatja: 9 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153