Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Me Gratë për Blegtorinë

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Si zonë rurale-malore, Skraparit zhvillimi ekonomik do t’i vijë së pari duke stimuluar blegtorët, mishin vendas, biznesin e vogël e të mesëm. Falë Lëviz Albanias, gjatë fushatës 9-mujore monitoruese/sensibilizuese në Bashkinë Çorovodë ne pamë: SA dhe SI i ushtron pushteti vendor kompetencat që i jep ligji “Për Vetëqeverisjen Vendore” për zhivillimin ekonomik të territorit që administron. Situata është dëshpëruese: asnjë iniciativë e buxhetuar në dobi të blegtorëve. Harruar në hallin e tyre, ata mbarështojnë vetëm për nevoja familjare! Po aq dramatike është situata e tregjeve të mishit. Gjithçka funksionon në të zezë. S’është inauguruar ende thertorja publike në Çorovodë, e planifikuar në shkurt 2019! Ndonëse “private”, blegtoria ka një impakt “jetik” në jetën e popullatës. A ekzistojnë mundësi e rrugë për ta nxitur këtë veprimtari prodhuese pa e “shtetëzuar”?! Në terren ne verifikuam se edhe këtë zanat “burrash” në fakt e bëjnë gratë! Prandaj kësaj here kemi një propozim konkret për (1) ta shtrirë projektin në dy Bashki të qarkut Berat: Skrapar dhe Poliçan; dhe për (2) të promovuar Gruan blegtore përmes një aksioni sensibilizues dhe mediatizues i cili do të finalizohet me propozime konkrete për përfshirjen në projekt-buxhetin e vitit 2021 të zërave që lidhen me sigurimin e infrastrukturës për tregtimin e mishit, krijimin e tregjeve dhe dyqaneve bashkiake, etj.

Gratë do të jenë “zëri” që do t’u kërkojë të zgjedhurve vendorë të ushtrojnë realisht pushtetin që u jep ligji.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi:

Mobilizimi i grave blegtore për t’i detyruar të zgjedhurit vendorë ta shndërrojnë në Prioritet ndërtimin e infrastrukturës së tregjeve publike të mishit vendas në NJA-të të dy Bashkive: Skrapar; Poliçan.

Objektivat specifike:

1. Ndërgjegjësimi i grave për t’u bërë “zëri” i blegtorëve përballë të zgjedhurve vendor, në kushtet kur mungojnë tregjet publike të gjësë së gjallë, mishit vendas dhe asistenca veterinare që u garantojnë konsumatorit sigurinë ushqimore.

2. Mobilizimi i të zgjedhurve dhe administratës vendore për t’iu përgjigjur kërkesave konkrete të grave blegtore për zgjidhjen e këtyre problematikave me planifikime konkrete në projekt-buxhetin vendor të vitit 2021.

Aktivitetet kryesore

Akt. 1 -Workshop Prezantues i projektit: qëllimi dhe objektivat; metodologjia dhe pritshmëritë; aktivitetet, etj. -Muaji 1;

Akt. 2 -Prodhimi i katër dokumentarëve të shkurtër, 15 min. secili, të cilët targetojnë: a) raste konkrete në NJA-të administrative të dy bashkive të Qarkut Berat: Skraparit dhe Poliçanit; b) kanë personazh/e 1/2/3 gra blegtore; c) targetojnë 1/2/3 problematika konkrete që kërkojnë zgjidhje dhe angazhim konkret të pushtetit vendor. -Muaji 2/3/4;

Akt. 3 -Dy takime avokuese dhe lobuese në të dy bashkitë me pushtetin vendor, gra blegtore dhe bizneset vendase: tregti dhe restorante. -Muaji 5;

Akt. 4 -Transmetimi i 4 dokumentarëve në 4 kanale televizive kombëtare dhe organizimi i një debati në studio. -Muaji 6/7/8;

Akt. 5 -Prodhimi i dy spoteve sensibilizuese dhe transmetimi i tyre në rrjetet sociale dhe portalet vendore. -Muaji 3/6;

Akt. 6 -Prodhimi i një dokumentari të shkurtër, 15 min. me rezultatet e arritura nga ndërhyrja jonë. -Muaji 6/7/8;

Akt. 7 -Workshop Përfundimtar i projektit: pasqyrimi i rezultateve të arritura. -Muaji 9.

Rezultatet e pritshme

1. Mediatizimi i problematikave përmes dokumentarëve të shkurtër, emisioneve TV në mediat kombëtare do t’i vërë në lëvizje strukturat vendore për t’u prononcuar dhe për t’u gjetur zgjidhje problematikave;

2. Takimet avokuese dhe lobuese me strukturat e pushtetit vendor ku interlokutore janë grate blegtore do të fuqizojë aktivizimin e tyre në zgjidhjen e problematikave me të cilat ato ndeshen përditë në punën e tyre “të papaguar”;

3. Përmes promovimit në rrjetet sociale dhe transmetimit të dokumentarëve në kanalet televizive kombëtare, do të përhapet në rang kombëtar përvoja e aktivizmit të grave blegtore të Skraparit dhe Poliçanit për t’i detyruar strukturat e pushtetit vendor të kthejnë kokën nga ato dhe të veprojnë;

4. Grupet e interesit, blegtorët, tregtarët, konsumatorët e mishit, me mbështetjen e këtij projekti, do ta detyrojnë pushtetin vendor ta konsiderojë si asset produktin e mishit vendas;

5. Do të krijohen kushtet për të garantuar sigurinë e mishit në thertoret dhe tregjet bashkiake;

6. Do të mbështeten edhe bizneset familjare në NJA-të rurale;

7. Mëkëmbja e bizneseve vendase të mbarështimit dhe tregtimit të gjësë së gjallë do të gjenerojë vende të reja pune;

8. Qytetarët dhe Biznesi i restoranteve dhe hoteleri-turizmit do të përfitojnë drejtpërdrejt nga kjo gjë.

Përfituesit kryesorë

Blegtorët dhe ekonomitë e tyre familjare;

Administrata dhe të zgjedhurit vendor;

Bizneset e tregtisë së mishit dhe hoteleri-turizmit;

17.188 banorët e Bashkisë Poliçan dhe 17.394 banorët e Bashkisë Skrapar, si konsumatorë dhe si përfitues të ardhurash edhe nga turizmi vendor.

Organizata Zbatuese: Vizion Gruaje
Zona e zbatimit: Bashkia Skrapar, Bashkia Polican
Dokumentat: Broshure_Informuese_copy_1.pdf
Kohëzgjatja: 9 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153