Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Gjate levizjes neper rrugicat midis pallateve, atyre te reja apo egzistuese, kemi vene re pjese te terrenit qe akoma nuk jane mbuluar nga betoni apo asfalti. Kjo eshte ana pozitive e ketij fakti, por ne anen tjeter keto pjese qe jane akoma prej dheu apo rere, jane te mbuluara nga ferrat dhe gjembat ose jane djerre dhe ne masen me te madhe perdoren si vendhedhje mbeturinash apo tualete ne ajer te paster. Nga vezhgimi i ketij realiteti me lindi ideja qe kete problematike dhe shqetesim ta ndaja me bashkeqytetaret e mi qe jetojme ne te njejten lagje si dhe te veme ne levizje ndermjetesin komunitar dhe komunitetin e lagjes, Nderrmarrjen e Gjelberimit prane Bashkise si dhe rajonin nr3 ku jetojme per te bere nje rehabilitim te ketyre terreneve per ti kthyer ne parcela te gjelberuara me bar dhe peme dekorative. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Nepermjet aksionit komunitar te grupeve te qytetareve ne bashkepunim me Bashkine dhe Ndermarrjen e Gjelberimit, te rehabilitohen dhe mirembahen terrenet e degraduara midis pallateve ne lagjen Lef Sall |
Aktivitetet kryesore |
1. Ngritja e grupit te Aksionit Komunitar ne Lagjen Lef Sallata 2. Lobimi dhe advokimi i problematikes se Gjelberimit te zonave te identifikuara ne Mbledhjen e Keshillit Bashkiak. 3. Fushate sensibilizuese ne mediat tradicionale dhe sociale 4. Analize e buxhetit te Bashkise dhe shpenzimeve faktike gjate vitit te fundit dhe atij aktual, ne funksion gjelberimit te qytetit. Materiali i dale nga analiza do ti paraqitet Drejtorise se Sherbimeve prane Bashkise qe eshte institucioni qe merret me rehablitimin e hapesirave publike dhe Rajonit nr3 5. Emision-Debat TV lidhur me ceshtjet e zonave te rehabilitueshme per te promovuar punen ne zonat e targetuara si dhe perhapjen e kesaj inisiative ne te gjithe Bashkine Vlore. 6. Pastrimi i dy zonave te identifikuara nga grupi i vullnetareve ne bashkepunim me Ndermarrjen e Gjelberimit prane Bashkise Vlore. Perfshirja e vullnetareve nuk zevendeson Bashkine, ata do te bejne pastrimin e ambjentit i cili eshte me mbeturina dhe inerte me qellim sensibilizimin e Ndermarrjes se Sherbimeve dhe Ndermarjes se Gjelberimit e cila do te realizoje gjelberimin e zonave. 7. Reportazh ne mediat lokale me rezultatet konkrete te arritura nga zbatimi i Projektit. |
Rezultatet e pritshme |
1. Ndergjegjesimi dhe sensibilizimi i gjithe komunitetit qytetar si edhe ai i pushtetit vendor, ne lidhje me domosdoshmerine e pastrimit, rehabilitimit dhe mirembbajtjes se ambjenteve midis pallateve ne te gjithe territorin e Bashkise Vlore. 2. Pastrim dhe gjelberimi dhe i tre zonave te zonave te identifikuara si dhe mirembajtja ne vijimesi e tyre. |
Përfituesit kryesorë |
Perftuesit direkt – rreth 3 000 banore te pallateve ku ndodhen zonat e papastra dhe te degraduara Perftues indirekt- rreth 30 000 banore te Rajonit nr.3 ku ndodhet Lagja Lef Sallata ne te cilen do te nderhyjme. |