Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Kjo projekt ide erdhi si nevoje urgjente per te permiresuar situaten shume te keqe me papastertine ne plazhet dhe teritorin e Ksamilit. Mos menaxhimi ne menyren e duhur te mbetjeve nga institucionet pergjegjese si dhe qasja jo miqesore qe kemi Ne si vendas ndaj mjedisit duke hedhur mbetje vend e pa vend po krijon impakt negative ne mjedis duke shkateruar ekosistemet por edhe ne imazhin turistik te vendit duke ritur numrin e komenteve negative per Ksamilin si nje vend i piset. Per kete arsye levizem vendit, u aktivizuam dhe po mobilizohemi per te permiresuar situaten ne shtepin tone, nuk na rihet me ne kete gjendje. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Te kemi Ksamil me te paster duke ulur sasine e ndotjes nepermjet monitorimit te institucioneve pergjegjese per pastrimin si dhe ndergjegjesimin e komunitetit per te ndryshuar qasjen qe kemi ndaj fenomenit. No Trash Ksamil, ka dy objektiva specifikë: 1. Monitorimi i institucioneve pergjegjese per menaxhimin e ishujve dhe bregdetit si dhe institucioneve pergjegjese per menaxhimin e mbetjeve qe te bejne punen e tyre me pergjegjshmeri. 2. Ndergjegjesimi i komunitetit vendas duke e informuar mbi demin qe po i bejme vendit ne terma afatgjate dhe ndikimit negative ne turizem nqse vazhdojme ta ndosim shtepin tone per kete arsye eshte nevoje aktivizimi qytetare. |
Aktivitetet kryesore |
1. Prezantimi publik i projektit 2. Informim mbi gjëndjen reale të situatës në Ksamil si dhe paraqitja e zonave të ndotura. 3. Publikime të sponsorizuara ku të informohet publiku mbi përgjegjësit ligjore që kanë institucionet përkatëse mbi menaxhimin e territorit dhe mbetjeve. 4. Ngritja e komisioni të monitorimit ku do trajnohen nga trajner profesionist. Ky komision do të monitoroje, studiojë situatën si dhe do të dali me sugjerime konkrete për zgjidhjen afatgjate të problemit. 5. Tre Aksione pastri në Ksamil. 6. Iniciativa "Shkolle e pastër" "klasë e pastër" 7. Iniciativa “Pastrojme dhe fitojme” 8. Prezantimi publik i rezultateve te projektit |
Rezultatet e pritshme |
Ndërtimi i një grupi profesional monitorues dhe lobues. Raport i detajuar i monitorimit nga grupet e interesit të përcaktuara në projekt si grupi monitorues. Hartimi i një dokumentari dhe 1 video sensibilizues të cilat do të postohet në rrjete social dhe media lokale. Ndërtimi i një platforme denoncuese në Ksamil.al me qëllim lobimin dhe ndërgjegjësimin qytetar si dhe informimin e tyre për planin e ri të pastrimit. |
Përfituesit kryesorë |
1. Komuniteti, familjet 2. Të rinjtë dhe fëmijët 3.Turistët |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë