Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Parandalimi dhe adresimi i dhunës seksuale tek të rinjtë

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Dhuna seksuale është një problem në mbarë botën që prek çdo ditë të rinj dhe më pas familjet, shkollat dhe komunitet e tyre. Dhuna seksuale e cila lidhet me eksperiencat e pafavorshme të fëmijërisë dhe shoqërohet gjatë rritjes me forma të tjera të dhunës mund të prek çdo komunitet dhe të rinjtë e çdo moshe, gjinie apo orientimi seksual. Për aq kohë sa aktorët kryesorë në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve si prindërit, edukatorët, mësuesit, specialistët në institucionet e mbrojtjes së fëmijëve nuk do të punojnë me informimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve me arsyen se kjo çështje mbetet tabu atëherë aq më shumë duhet të jenë aktiv aktorët e komunitetit të cilët kanë si qëllim parandalimin e dhunës seksuale dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve të cilët janë viktima të dhunës seksuale në vendin tonë.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi : Rritja e sigurisë së mirëqenies fizike dhe psikologjike tek të rinjtë e grupmoshës 9-18 vjeç të Bashkisë Shkodër mbi fenomenet e dhunës seksuale.

Objektivat : 1. Të rrisim informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve në shkollat e Bashkisë Shkodër dhe prindërve te tyre, mbi fenomenet e dhunës seksuale.

2. Të mobilizojmë të rinjtë e Bashkisë Shkodër si qytetarë aktiv për t’i kërkuar qeverisjes vendore dhe shërbimeve në mbrojtje të femijëve, adresimin e problematikave lidhur me dhunën seksuale tek të rinjtë.

3. Të kontribuojmë në rritjen e transparencës dhe mobilizimit së institucioneve të qeverisjes vendore për programet e parandalimit, sigurisë dhe mbrojtjes mbi fenomenet e dhunës seksuale tek të rinjtë.

Aktivitetet kryesore

Aktivitetet kryesore që do të implementohen në këtë projekt do të jenë :

ëorkshop-et sipas grup-moshave, ngritja e grupit “Advokuesit e Rinj”, vizitat në institucionet publike, takimet me prindërit, forumi, fushatat sensibilizuese dhe media.

Rezultatet e pritshme

1.      Të rinj dhe komuniteti i Bashkisë Shkodër të informuar dhe ndërgjegjësuar mbi fënomenet e dhunës seksuale.

2.      Të rinjtë të bashkisë Shkodër të angazhuar si qytetarë aktiv për t’i kërkuar qeverisjes vendore dhe shërbimeve në mbrojtje të femijëve, adresimin e problematikave lidhur me dhunën seksuale tek të rinjtë.

3.      Institucionet publike përjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të mobilizuara dhe transparente në lidhje me programet e parandalimit, sigurisë dhe mbrojtjes mbi fenomenet e dhunës seksuale tek të rinjtë.

Përfituesit kryesorë

Përfituesit kryesor në këtë projekt do të jenë fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe përfaqësuesit e institucioneve publike vendore të angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. 

Organizata Zbatuese: Klubi Social Rinor
Zona e zbatimit: Bashkia Shkodër
Kohëzgjatja: 7 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153