Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
-Bashkia Dibër ka një shtrirje territoriale të konsiderueshme (prej 15 Njesi Administrative)ku largesia e tyre nga qendra e bashkisë është deri në 33 km,gjë e cila vështireson marrjen e informacionit dhe shërbimeve nga bashkia. -Zonë rurale ku 60% e familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike kjo vështirëson akoma më shumë situatën e grave për gjithëpërfshirje sidomos gratë kryefamiljare dhe me probleme sociale .-Situata politike jogjithpërfshirëse (Këshilla bashkiak) organet vendimarrëse jogjithëpërfshirëse. -Organet vendimarrese me bazë fshati me një përbërje 100% burra.Për shkak të mentalitetit dhe ndarjes gjinore të punës, burrat kanë rolin e vendimmarrësit, vendimet e tyre konsiderohen edhe vendime të grave. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
OP-Të kontribojë për një qeverisje më të mirë nëpërmjet ngritjes dhe forcimit të grupeve komunitare me balancë gjinore si dhe të rritet përfshirja e grave në organet vendimmarrëse OS-Ngritja dhe rritja e kapaciteteve të grupeve komunitare për të ndikuar në vendosjen e prioriteteve dhe proceset e vendimarrjes ns nivel vendor. OS-Rritja e numrit te grave pjesmarrëse në organet vendimtare me bazeë fshati. |
Aktivitetet kryesore |
-Përgatitja e materialeve infomuese dhe promovuese. -Takim për prezantim të projektit në bashkinë Dibër. -Prezantim projekti në 10 Njesi administrative me përfaqësues të administratës,punonjës arsimi, shëndeti dhe drejtues të fshatrave,etj -Takime lobuese/ndërgjegjësuese me përfaqësues nga komunitetet në fshatrat e 10 Nj.Administrative -Ngritja e modeleve të grupeve komunitare me balance gjinore në cdo njesi administrative. -Trajnimi i grupeve komunitare mbi të drejtën e pjesmarrjes në vendimarrje dhe gjithëpërfshirjes -Aktiviteti përmbyllës,workshop për prezantim të rezultateve të projektit. |
Rezultatet e pritshme |
-500 a-500 nëtarë të komunitetit të informuar direkt nëpërmjet takimeve ndërgjegjësuese në fshatra të 10 njesive administrative . - 80-1-80-100 anëtarë të komunitetit të angazhuar në grupe komunitare aktive me balancë gjinore (1 në çdo njësi administrative). -60 pë-60perfaqësues të grupeve komunitetit do të rrisin kapacitetet mbi qeverisjen me pjesmarrje dhe gjithëpërfshirje nëpërmjet trajnimeve -20 gr-20 gra do të aktivizohen në grupet komunitare dhe do rrisin kapacitetet mbi rëndësinë dhe rolin e gruas në vendimarrjen lokale -50% -50%e grave anëtare të grupeve komunitare, potencialisht të mundshme për të qenë anëtare të komisioneve të fshatrave . -3000 3000 anëtarë të komunitetit në 10 Nj.Adm janë më të informuar dhe të ndërgjegjësuar për rolin e grupeve komunitare dhe reagimin qytetar në përmirësimin e qeverisjes vendore dhe rëndësinë e përshirjes së grave në organet vendimarrese dhe nëpërmjet materialeve informuese |
Përfituesit kryesorë |
Përfituesit direkt; Grupet komunitare në çdo Nj.A. gratë, vajzat e të rinjtë e njesive administrative Përfitues indirekt, Gjithë komunitet në 10 njësit administrative. |