Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Përmirësimi i situatës së operimit dhe jetesës së çobanëve të Këlmendit

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Bjeshkimi dhe profesioni i bariut janë elementë shumë të lidhur me jetën e malësorëve të Këlmendit. Prej shum ëkohësh, banorët e kësaj zone është marrë me bagëtirë, lloje të ndryshme, por kryesisht delet, e më pak dhi, lopë, derra, etj. Bazuar edhe në kushtet e terrenit dhe të motit të zonës, ka një periudhë të dimrit, kur barinjtë janë në shtëpitë e tyre (në Vërri) dhe bagëtitë ushqehen me kullotje, por edhe me ushqim brenda në stallë, për shkak të kushteve të motit. Ndërsa në periudhën e verës, çobanët dalin në bjeshkë, ku shfrytëzojnë kullotat malore. Përveç çobanëve të zonës, këtu vijnë edhe çobanë nga zona të tjera. Por, kushtet e bjeshkimit janë relativisht të vështira pasi prej shumë kohësh nuk është vënë dorë në stanet, si në pjesën ku banojnë njerëzit ashtu edhe në zonën ku banojnë bagëtitë. Poashtu ka prroblematika që lidhen me komunikimin, ndriçimin dhe kushte të tjera me të cilat përballen çobanët.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi: Përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe të çobanëve në zonën e malësisë së Këlmendit nëpërmjet ndërhyrjeve që lidhen me përmirësimin e kushteve të punës dhe të facilitimit të disa aspekteve të profesionit të çobanëve.

Objektivat Specifikë: i) Të rezlizohet një bazë të dhënash faktike ne lidhje me gjendjen e çobanëve në Këlmend; ii) Të krijohet një bazë të dhënash individuale për çobanët e Kelmendit; iii) Të specifikohen nevojate çobanëve dhe të hidhen projekt ide për të hatuar e aplikuar për plotësimin e tyre nga donarë të ndryshëm; iv) Të avancohet puna e filluar, duke plotësuar dokumentacionin e nevjshëm, për përfshirjen e çobanëvë të Këlmendit në pasurinë trashëgimore botërore-UNESCO.

Aktivitetet kryesore

1.      Stabilizimi i grupit të punës që do të zbatoje projektin;

2.      Hartimi i kartelës personale për grumbullimin e të dhënave;

3.      Plotësimi i të dhënave në terren dhe hartimi i setit me të dhënat bazë;

4.      Përfshirja e çobanëve në hartimin e paketës së ndërhyrjeve të nevojshme;

5.      Koordinimi me partnerët brenda dhe jashtë vendit që do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës;

6.      Plotësimi i dokumentacionit të nevoshëm për përfshirjen e çobanëve ne UNESCO.

7.      Promovimi i projektit dhe i arritjeve te tij si në rrjetet sociale ashtu edhe në median lokale e deri në atë kombëtare.

Rezultatet e pritshme

·      Një set të dhëna bazë për çobanët e Këlmendit të plotësuar;

·      Një listë me nevojat e çobanëve të plotësuar dhe sëpaku 8 ide të zhvilluara në formë të draftit të projekt propozimit të plotësuar, për tu paraqitur tek donatorët;

·      Dokumentacioni i plotë i gatshëm për pranimin e çobanëve të Këlmendit të plotësuar dhe gati për tu dorëzuar;

·      Sëpaku 6 marrëveshje të hartuara dhe të firmosura me partnerë brenda dhe jashtë vendit.

·      Gjithë çobanët e Këlmendit si dhe mbi 36 çobanë lëvizës që bjeshkojnë në Këlmend të përfshirë në aktivitete.

Përfituesit kryesorë

·       Mbi 52 çobanë të zonës së Këlmendit;

·       Mbi 36 çobanë lëvizës që bjeshkojnë në Këlmend;

·       Partnerë të përfshirë (6 vendorë dhe 4 në Francë dhe Itali), pushteti vendor, donatore dhe të tjerë të interesuar në këtë fushë;

·       Gjithë zona e Këlmendit në të ardhemen si në drejtim të turizmit edhe ë gjerë.

Organizata Zbatuese: Çobanet e Kelmendit
Zona e zbatimit: Bashkia Malësi e Madhe
Kohëzgjatja: 8 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153