Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Problemi më madhor që ka zona e Shkozetit, e ish-Kënetës dhe e Porto-Romanos sot, është mungesa e kanalizimeve të ujërave të ndotura (të zeza). Ky projekt synon që të fuqizojë banorët e këtyre zonave për adresimin e problemit tek pushteti vendor. Projekti do të nxjerrë në pah nivelin e ndotjes që shkakton dredhja e ujërave të ndotura në kanal, nëpërmjet matjes shkencore dhe hartimit të një raporti që dokumenton ndotjen. Aktivizmi qytetar do të nxitet përmes formave të advokimit, duke zhvilluar disa forume disuktimi midis banorëve, anëtarëve të këshillit bashkiak, specialistëve të fushës, duke plotësuar një peticion drejtuar pushtetit vendor dhe ndjekjes së çështjes përmes rrugëve ligjore. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi: Adresimi tek pushteti vendor i problemit të derdhjes së ujërave të ndotura ne kanalet e hapura (bujqësore) në zonën e ish-Kënetës, Shkozetit dhe Porto-Romanos, përmes aktivizmit qytetar dhe ndjekja e çështjes në rrugë ligjore. Objektivat: 1. Informimi mbi situatën përmes dokumentarëve investigativ që synojnë njohjen me nivelin e investimeve në rrjetin e kanalizimeve, impaktin në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve; 2. Realizimi i një monitorimi dhe raporti shkencor të nivelit aktual të ndotjes në kanal, për të sjellë për herë të parë fakte dhe të dhëna konkrete; 3. Adresimi i problemit dhe marrjen e masave për zgjidhje drejtuar pushtetit vendor nëpërmjet nxitjes së aktivizmit qytetar. |
Aktivitetet kryesore |
Ø Krijimi i 3 video-dokumentarëve investigativ për problematikën; Shkrimi i 20 lajmeve; Ø Krijimi i 3 videove informuese të animuara dhe infografikave; Ø Matja shkencore dhe hartimi i një raporti mbi nivelin aktual të ndotjes së kanalit; Ø Takime diskutimi midis komunitetit, specialistëve, përfaqësuesve të Bashkisë Durrës, Ujësjellës Kanalizime Durrës dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak Durrës; Ø Projektimi i video-reportazheve në Sheshin Liria dhe në Shkozet, ish-Kënetë dhe Porto-Romano; Ø Krijimi i një peticioni për marrjen e masave; Ø Adresimi i problematikës në Gjykatën Administrative Durrës, në bashkëpunim me Klinikën e Ligjit. |
Rezultatet e pritshme |
● Transparenca mbi investimet në rrjetin e kanalizimeve; ● Llogaridhënia nga institucionet vendore; ● Matja e nivelit të ndotjes dhe vlerësimi i ndikimit në shëndet e mjedis; ● Një ekran do të projektojë dokumentaret në Sheshin Liria, Shëtitoren Taulantia dhe në zonën e Shkozetit, ish-Kënetës dhe Porto-Romanos ● 3 dokumentarë dhe 20 lajme me karakter investigativ; ● Forumet publike midis komunitetit, ekspertëve, përfaqësuesve të Bashkisë Durrës; ● Dërgimi i kërkesave në Këshillin Bashkiak Durrës dhe plotësimi i një peticioni; ● Në bashkëpunim me Klinikën e Ligjit Durrës do t’i drejtohemi Gjykatës Administrative Durrës. |
Përfituesit kryesorë |
Në total projekti prek rreth 100.000 banorë. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë