Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Projekti synon përdorimin e mjeteve inovative që mundësojnë informim e qytetareve, duke adresuar mungesen e trasparencës mbi shpërndarjen e zërave të buxhetit të bashkive për investimet dhe prioritetet lokale . |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi kryesor i këtij projekt propozimi është përdorimi i menyrave inovative informuese që nxisin procesin e monitorimit, ndërgjegjësimit dhe transparencën në shpërndarjen buxhetore në nivel lokal. Objektiva Specifikë O.S1: Të informojë komunitetet lidhur me shperndarjen e fondeve te buxhetit si dhe burimet e financimit te buxhetit; O.S2:Të nxisë transparencën mes administratës lokale dhe qytetarëve përmes promovimit të transparencës dhe qeverisjes së mirë; O.S3: Të nxisë debatin qytetar dhe rolin monitorues të qytetareve në drejtim të investimeve publike nëpërmjet rritjes së transparencës. |
Aktivitetet kryesore |
A.0 Përzgjedhja e kordinatoreve lokale dhe takimet me grupin e eksperteve. A.1 Takimet me ekipet e bashkive për ti informuar mbi iniciativen e ndërrmarre dhe krijimi i grupeve të përbashkëta të punës me pjesëmarrës nga stafet e bashkive A.2 Vlerësimi i situatës në 11 bashkitë lidhur më pjesëmarrjen qytetarë në buxhetim dhe mekanizmat për informimin qytetar për prioritetet e buxhetit A.3 Shqyrtimi i buxheteve dhe dokumentave te PBA-se per bashkitë e zgjedhura; A.4 Përkthimi i dokumentit të buxhetit dhe PBA-se në një gjuhë më të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë qytetaret A.5 Krijimi i videove që mundëson prezantimin e buxhetit në gjuhë të thjeshtë dhe të animuar A.6 Publikimi i buxhetit qytetar nëpërmjet FB si një mënyrë të pavarur edhe nëpërmjet faqeve të internetit, medias sociale të bashkive të përzgjedhura si dhe medias lokale; A.7 Hartimi i raportit monitorues mbi informimin qytetar mbi transparencën e buxhetit dhe prioritetet e prezantuara; A.0 Hartimi i raportit final dhe mbyllja e projektit |
Rezultatet e pritshme |
R1:Transparencë më e lartë buxheteve të bashkive; R2: Informacion më i kuptueshëm për qytetarët lidhur me prioritetet e bashkive, përdorimin e fondeve të tyre dhe përfitimet që kanë qytetaret; R3: Mundësi me e madhe për qytetarët që të monitoriojnë buxhetin vendor; R4: Praktika të reja inovative dhe një qasje me interaktive që mundëson edukimin e qytetarëve lidhur me buxhetin dhe proceset e buxhetimit. |
Përfituesit kryesorë |
Përfituesit kryesorë të kësaj ndërhyrjeje jane qytetarët e bashkive, Administratat lokale, media lokale dhe organizatat e shoqërisë civile |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë