Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Projekti synon nxitjen e aktivizmit të vajzave dhe djemve për përmirësimin e sistemit të ndriçimit në lagjet numër 12 dhe 16. Mjeti kryesor me të cilin ato do të advokojnë është peticioni drejtuar Bashkisë Durrës, për përmirësimin e menjëhershëm të ndriçimit në zonë. Përmes Aleancës së Grave Këshilltare në Këshillin Bashkiak Durrës do të lobohet që zgjidhja e problemit të adresohet në buxhetin e Bashkisë Durrës. Takimet me komunitetin dhe diskutimet me gjimnazistët synojnë të nxisin raportimet e ngacmimeve seksuale në organet vendore dhe ligjzbatuese. Dokumentarët do të synojnë hulumtimin e situatës, evidentimin e përgjegjëzive institucionale, raportimin e rasteve të ngacmimeve sekusale, me qëllim advokimin tek pushteti vnedor me kërkesën për përmirësimin e menjëhershëm të sistemit të ndriçimit. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi i projektit është “Përmirësimi i sistemit të ndriçimit në lagjet nr.12 dhe nr.16, të Durrësit, duke i kthyer në hapësira të sigurta publike për komunitetin dhe kryesisht për vajzat e gratë.” Objektivat specifikë: 1. Informimi dhe nxitja e komunitetit të të dy gjinive në lagjet numër 12 dhe 16, për të advokuar në zgjidhjen e problemit; 2. Nxitja e llogaridhënies së anëtarëve të Këshillit Bashkiak për rastin dhe adresimin përmes tyre në buxhetin e bashkisë, për marrjen e masave; 3. Ndërhyrje urgjente për përmirësimin e sistemit të ndriçimit në rrugën “Mujo Ulqinaku”, “Abaz Çelkupa” dhe “Hysen Kërtusha”, si edhe sugjerimin e rrugëve të tjera që paraqesin karakteristika të ngjashme. |
Aktivitetet kryesore |
Ø Takime informale me komunitetin, 20 banorë (10f dhe 10m); Ø Takime në 4 gjimnazet e zonës së stadiumit Ø Krijimi i 3 video dokumentarëve dhe 5 shkrime gazetareske Ø Krijimi i një harte digjitale e cila pasqyron nivelin e ndriçimit në këto rrugë; Ø Nënshkrimi i një peticioni nga banorët me 300 firma Ø Projektimi i video-dokumentarëve në sheshin e Stadiumit, për të nxitur banorët e zonës të mbështesin nismën; Ø Takim me anëtaret e Aleancës së Grave në Këshillin Bashkiak Ø Bashkëpunimi me mediat lokale online dhe ato në rrjetet sociale, për raportimin e ngjarjes. |
Rezultatet e pritshme |
● Ndërhyrje konkrete nga ana e Bashkisë Durrës për përmirësimin dhe instalimin e sistemit të ndriçimit në rrugët kryesore dhe dytësore të lagjeve 12 dhe 16. ● Përmirësimin e cilësisë së jetës, duke u kthyer vonë nga puna, shkolla apo shëtitja, pa pasur nevojë të jesh i/e shoqëruar; ● Rritjen e aktivitetit social të zones; ● Rritja e sigurisë publike; ● Uljen e aksidenteve në këto rrugë. |
Përfituesit kryesorë |
Numri i banorëve në këtë zonë arrin në 28860 banorë sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë Durrës. |