Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Rruga "Demokracia"

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Kamza, si një ndër qytetet me nr. popullsie të lartë të përqëndruar në një sipërfaqe të vogël ruan potencialin e një qyteti i cili po të jetë mjaftueshëm i ndërgjegjshëm politikisht, i vetëdijshëm për të drejtat e tij dhe me komunitet të bashkuar organizativisht arrin të përmbysë rendin politik paternalist e korruptiv të instaluar qysh prej krijimit të tij si qytet post-komunist.

Ndaj, si rrjedhojë duke vlerësuar idenë se aksionet e vogla lokale nëpër lagje mund të kenë efekt domino në njësi administrative të tjera dhe të vënë përpara përgjegjësisë organin ekzekutiv dhe përfaqësues të Bashkisë, synojmë që të zhvillojmë veprimtarinë tonë në 3 prej fshatrave/lagjeve më pak të favorizuara në Kamëz.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Nëpërmjet këtij projekti synojmë të nxjerrim në pah problematikat e 3 zonave të përzgjedhura nëpërmjet përdorimit të disiplinave të ndryshme (gazetari, antropologji, art dhe aktivizëm).

-          Njohja e lagjeve dhe banorëve, si dhe identifikimi i problematikave qëndrore të tyre nëpërmjet intervistave dhe takimeve me anëtarët e njësisë.

-          Nxitja e organizimit të strukurës së lagjes me baza vullnetare dhe dërgimi i kërkesave kryesore të identifikuara në bashkinë Kamëz.

-          Konceptimi dhe organizimi i aksioneve performative (teatër) në zonat e përzgjedhura.

Aktivitetet kryesore

-          Takime javore në lagjet e përzgjedhura me banorët e zonës

-          Publikime të përjavshme në platformën nyje.al në trajtën e artikujve gazetaresk të gjetjeve kryesore, analiza dhe investigime

-          Organizimi i 3 aksioneve finale në lagjet e përzgjedhura

-          Takime dhe monitorime me/të organit ekzekutiv dhe përfaqësues në Bashkinë Kamëz (kryetar dhe këshill bashkiak)

Rezultatet e pritshme

-          Gatishmëri e qytetarëve për të bashkëpunuar me grupin e aktivistëve për identifikimin e problematikave të zonës.

-          Ndërgjegjësim dhe nxitje të krijimit të strukturave komunitare me baza vullnetare në zonën e përzgjedhur

-          Ekzekutimin e aksioneve teatrale në 3 zonat e identifikuara

-          Rritjen e kërkesave qytetare ndaj Kryetarit të Bashkisë

Përfituesit kryesorë

Banorët e zonës së Valiasit, Bathores dhe qendër Kamzës.

Organizata Zbatuese: Grupi ATA
Zona e zbatimit: Bashkia Kamëz
Kohëzgjatja: 8 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153