Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Shërbime për qytetarët me qytetarët

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Pjesëmarrja efektive e komunitetit në buxhetimin vendor kërkon ushtrimin e procesit të duhur dhe një përfaqësim real e aktiv të komunitetit. Buxhetet e planifikuara, edhe kur prezantohen në publik jepen si shifra agregate pa shpjeguar projektet apo shërbimet dhe kostot përkatëse në mënyrë të arsyetuar e koherente. Qytetarët nuk janë në gjendje të kërkojnë llogari mbi buxhetet. Komunitetet vendore janë të pa-orientuara, të pa-organizuara, e të pa-informuara cilësisht e në kohë. Përbërja e Këshillit Bashkiak ka ndryshuar dhe është bërë njëngjyrëshe pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Ky propozim fokusohet në krijimin e një praktike të mirë nëpërmjet monitorimit të një grupi shërbimesh të kësaj bashkie dhe aktivizimit efikas qytetar për përfshirjen e zërit dhe nevojave të komunitetit në procesin e buxhetimit të tyre.

Qëllimi dhe objektivat specifike

 Qëllimi: Aftësimi dhe aktivizimi i komunitetit për përmirësimin e vendimmarrjes vendore në harmoni me kërkesat qytetare.

Objektivat:

  1. Rritja e kapaciteteve organizuese dhe avokuese të komunitetit për monitorim të përmbajtjes dhe proceseve buxhetore të programeve shërbime sociale, pastrim, mjedis dhe arsim.
  2. Aktivizimi efikas i pjesëmarrjes qytetare në procesin e buxhetimit të programeve për vitin 2021 dhe avokim.

Aktivitetet kryesore

-Analizë e programit buxhetor 2020 për një grup shërbimesh me ndjeshmëri të vecantë:  pastrimi; infrastruktura fizike e sistemit shkollor parauniversitar; shërbimet sociale; mjedisi.

-Identifikimi dhe trainimi i një bërthame OJF-sh lokale

-Tërheqja e informacioneve nga qytetarët për zbatimin e programit buxhetor të shërbimeve të targetuara (shih 1.1) gjatë vitit 2019.

-Identifikimi dhe angazhimi i aktorëve të tjerë të komunitetit të interesuar në aksionin e avokimit qytetar.

- Njohja me projektet e programit buxhetor vendor për shërbimet e targetuara për vitin 2021 dhe analiza e tyre.

- Identifikimi dhe angazhimi i aktorëve të tjerë të komunitetit të interesuar në aksionin e avokimit qytetar.

- Formulimi i raporteve të shkurtëra me objeksionet dhe kërkesat qytetare për cdo projekt të programimit buxhetor të targetuar.

-Pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve përkatëse të këshillit bashkiak.

- Aktivitete mediatike për ndërgjegjësim të gjerë qytetar për projekte të caktuara.

- Pjesëmarrje direkte qytetare në mbledhjet plenare të këshillit bashkiak.

Rezultatet e pritshme

·         Rritja e pjesëmarrjes reale të komunitetit në vendimmarjen buxhetore e programore.

·         Rritja e transparencës në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. mediave në procesin e planifikimit buxhetor.

·         Krijimi i një praktike të mirë si precedent për t’u ndjekur në vazhdimësi.

·         Rritje të cilësisë së ofrimit të shërbimeve.

Përfituesit kryesorë

Komuniteti, OJF, Organizata biznesi, Grupime specifike, Këshilli i Bashkisë dhe Organizmat e rinj komunitarë.

Organizata Zbatuese: Instituti për Studimet Publike & Ligjore
Zona e zbatimit: Bashkia Lushnjë
Dokumentat: ANALIZA_E_BUXHETIMIT_VENDOR_2019-2020.pdfRAPORT_i_Anketimeve_ISPL.pdfRaport_mbi_anketimin_Faza_II.pdf
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153