Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Instrumenti buxhetim.al mundeson pjesemarrjen direkte te qytetareve ne hartimin e buxhetit te bashkise se tyre. Me ane te ketij projekti, ne synojme te ndertojme mbi suksesin e zbatimit te platformes (fillimisht ne 3 bashki e me pas ne 23) duke e shtrire dhe konsoliduar perdorimin e saj ne te gjitha bashkite e vendit. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi kryesor është rritja e ndikimit direkt të qytetarëve në hartimin e buxhetit të bashkive. Objektivat janë: 1. Rikonfigurimi i platformës online për buxhetimin me pjesëmarrje, duke ndërtuar dhe bërë funksionale pjesën e 38 bashkive të reja, si dhe përditësimi për 23 ekzistueset për buxhetin 2021; 2. Rritje e pjesëmarrjes së qytetarëve (sidomos të rinjve) në buxhetimin vendor. |
Aktivitetet kryesore |
Identifikimi i grupeve/OJQ-ve në secilën Bashki; Ndërtimi i aplikacionit dhe shtrirja në 61 bashki; Trajnimi i koordinatorëve/grupeve për përdorimin dhe promovimin e aplikacionit; Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave; Hartimi i raporteve mbi gjetjet dhe rezultatet përfundimtare për secilën Bashki. |
Rezultatet e pritshme |
1. Pajisje e organizatave me aksesin dhe kontrollin e instrumentit online dhe aksesin e plotë në përdorim; 2. Qytetarë (e sidomos te rinjtë dhe te rejat) më shumë të informuar dhe të angazhuar në planfikimin e buxhetit vendor në të gjithë vendin; 3. Një numër në rritje i përdorimit të aplikacionit deri në miratimin e buxhetit në gjith bashkitë, me një pritshmëri prej 50.000 përdorimesh (votim/shprehje mendimi individual), në total në te gjitha bashkite para hartimit të buxhetit; |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët e 61 bashkive ne teresi, nga permiresimi i alokimit te buxhetit, por edhe grupet e interesit, organizatat e shoqërisë civile, të rinjtë dhe institucionet e angazhuara. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë