Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Në qytetin bregdetar të Durrësit, ndodhemi pranë një masakre urbane ku blu-ja dhe e gjelbërta mungojnë totalisht. Ky qytet vuan nga ndërtimi monstruoz i pallateve që i kanë marr frymën qytetit, mbi të gjitha identitetin dhe historinë mijëravjecare. Ky projekt synon që nëpërmjet krijimit të muraleve, godinat të thërrasin për ndryshim dhe ta rikthejne qytetin në zona plot ngjyra. Aktivizmi nepermjet Artit eshte rruga e duhur per te ringjallur shpresen dhe ringritur shpirtin kritik te te rinjve. Nga zbatimi i projektit do të nxitet aktivizmi i të rinjve të gjimnazeve me anë të konkurs-ekspozitës me tematikë “Të menduarit kritik nëpërmjet artit vizual”. Kjo nisëm do i adresohet pushtetit vendor që të rivitalizojë dhe zona të tjera, godina, hapësira publike me piktura murale. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi i projektit është “Nxitja e aktivizmit të të rinjve nëpërmjet Street Art-it për rikthimin e hapësirave publike në zona rekreative për qytetarët e Durrësit” Objektivat specifikë janë; Ø Krijimi i dy pikturave murale në ndërtesat e zonave urbane "Stacioni i trenit" dhe Muzeu i Dëshmorëve" për t'i kthyer në atraksione turistike Ø Nxitja e pushtetit vendor në rikualifikimin e hapësirave urbane me muralet e ideuara nga vetë të rinjtë e qytetit të Durrësit. |
Aktivitetet kryesore |
1. Kërkesë drejtuar Bashkisë Durrës për të realizuar në fasadë dy murale. 2. Kryerja e leksioneve të hapura në gjimnaze dhe me fokus si të shprehim aktivizmin qytetar nëpërmjet Street Art. 3. Krijimi i konkurs ideve me nxënesit e gjimnazeve : Jan Kukuzeli, Gjergj Kastrioti, Naim Frasheri dhe Hysen Cela për muralen më të mirë. 4. Përzgjedhja e idesë më të mirë për realizimin e murales. 5. Përpunimi i idesë për realizimin final të murales. 6. Realizimi i muraleve në dy zonat e përzgjedhura. 7. Promovimi i muraleve me të rinjtë, banorët, dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor. 8. Nxënësit e gjimnazeve nëpërmjet një kërkese zyrtare do të advokojnë tek Këshilli Bashkiak Durrës për planifikimin në projekt buxhet për rikualifikimin e hapësirave urbane. |
Rezultatet e pritshme |
● Të aktivizojë 100 të rinjtë e gjimnazeve të qytetit "Jan kukuzeli" , "Gjergj Kastrioti" “Naim Frasheri”, “Hysen Cela” në ideimin e muraleve. ● Të rivitalizojë zonat urbane "Stacioni i trenit" dhe rruga “Egnatia” nga realizimi i dy muraleve. ● Të nxisë aktivizmin qytetar nëpërmjet artit për zona më të gjelbërta dhe rekreative nëpërmjet kërkesës drejtuar pushtetit vendor |
Përfituesit kryesorë |
Nxënësit e gjimnazeve "Jan Kukuzeli", "Gjergj Kastrioti", "Naim Frashëri", “Hysen Cela”. Banorët e zonave ku do të krijohet muralja. Qytetarët e Durrësit të cilët do përshkrojnë këto zona. |