Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Mungesa e hapësirës për përfshirje qytetare në venidmmarrjet vendore, ka krijuar një hendek të madh midis prioriteteve të bashkisë dhe nevojave të qytetarëve. Politikat dheinvestimet e bashkive ecin në sense të kundërta me nevojat e qytetarëve. Konktesti aktual politik eshton dhe më shumë nevojën për mekanizma plotësues dhe motivues për përfshirjen eqytetarëve/komunitetit në projekte të drejtëpërdrejta që përmirësojnë jetën e përditshme të tyre.Qytetarët/të rinjtë, tashmë të ndërgjegjësuar mbi të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia Komunitet-Qeverisje Vendore, shprehin nevojën për më shumë përfshirje me propozimekonkrete me projekte të ideuar prej tyre dhe mbështetur/realizuar nga njësitë e qeverisjes vendore bazuar ne problematikat aktuale qe ata hasin ne komunitetet e tyre. Problemi kryesor qe ky projekt do te adresoje eshte perfshirja e ulet e qytetareve ne vendosjen e prioriteteve, vendim-marrjen vendore, dhe llogaridhenien nga ana e pushtetit vendor. Shkaqet kryesore te kesaj situate perfshijne: (1) Kapaciteti i ulet i qytetareve per te marre pjese cilesisht ne diskutimin e dhe vendim-marrjen per ceshtjet vendore. Qytetaret, sidomos ato nga Njesite Administrative, nuk kane informacionin, njohurite, ndergjegjesimin e nevojshem per te marre pjese ne keto procese. Keto funksione nuk i kryen Bashkia por as aktoret e tjere si organizatat e shoqerise civile ne nivelin e kerkuar. (2) Mungojne mundesite dhe mekanizmat novatore per mobilizimin e qytetareve ne inisiativa konkrete qe mundesojne pjesemarrjen ne diskutimin dhe vendim-marrjen vendore dhe perfshirjen e sugjerimeve te tyre ne Planet e Bashkise dhe buxhetet perkatese. Nuk ka ndonje platforme per pjesemarrjen ne buxhetim per shembull. Per pasoje: Investimet dhe sherbimet qe ofrohen nga bashkia Berat nuk jane ne cilesine e duhur dhe ne perputhje me nevojat e qytetareve; dhe Niveli i jeteses se banoreve nuk permiresohet ne sasine dhe cilesine e deshiruar. Nje rast suksesi i ngjashem qe ka ne fokus perfshirjen e qytetareve dhe bashkise per te qene bashkepunetore ne zhvillimin e komunitetit eshte edhe modeli Escucha Madrid. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qellimi i pergjithshem ku projekti do te kontriboje eshte: Pemiresimi i qeverisjes vendore dhe per rrjedhoje i cilesise se jeteses se banoreve te Bashkise Berat. Qellimi i projektit eshte: Rritja e përfshirjes së qytetarëve në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes vendore nëpërmjet orientimit bazuar në kërkesë/nevojë të gjeneruar prej komunitetit, përmes identifikimit kompetitiv të grupeve. Objektivat specifike te projektit jane: 1. Rritja e kapacitetit te qytetareve per te marre pjese cilesisht ne diskutimin e dhe vendim-marrjen per ceshtjet vendore. 2. Krijimi i mundesive dhe mekanizmave novatore per mobilizimin e qytetareve ne inisiativa konkrete qe mundesojne pjesemarrjen ne diskutimin dhe vendim-marrjen vendore dhe perfshirjen e sugjerimeve te tyre ne Planet e Bashkise dhe buxhetet perkatese. |
Aktivitetet kryesore |
1.1.Informime në komunitet në 3 Njësitë Administrative më të mëdha. 1.2.Informime në mediat lokale Berat dhe sociale 1.3.Përzgjedhja e 35 individëve në nga 3 Njesite Administrative te Bashkisë Berat, anëtarë të grupit të punës për identifikimin dhe hartimin e projekt-propozimeve që do t’i paraqiten komunitetit dhe Bashkisë Berat për tu konsideruar si projekte konkrete për financim dhe zbatim nga bashkia për buxhetin e vitit 2021 dhe trajnimii tyre në kompetencat e pushtetit vendor dhe buxhetimi me pjesëmarrje. 2.1.Workshop 1 ditor me grupet e punës për përzgjedhjen e temave/ problematikave në komunitet. 2.2.Workshop 4 ditor me grupet e punës për të punuar 3 tema/ problematika për cdo njësi administrative. 2.3.Botim të projekteve në një broshurë e cila do të shpërndahet në komunitet, të paktën 80 për cdo njësi administrative. 2.4.Votim online për të përzgjedhur 1 projekt propozim për seicilën njësi administrative nëpërmjet celularit dhe polls në Facebook. 2.5.Prezantim të 3 projekt propozimeve më të votuara përpara Këshillit bashkiak dhe Bashkisë Berat dhe lobim për përfshirje në buxhetin e vitit 2021 të paktën 1 nga 3 propozimet e qytetarëve. 2.6.Video prezantuese e projektit. |
Rezultatet e pritshme |
1- Kapaciteti i qytetareve per te marre pjese cilesisht ne diskutimin e dhe vendim-marrjen per ceshtjet vendore eshte rritur. - 35 qytetarë kanë ngritur kapacitetet e tyre për të qënë lider në komunitet/faktorë vendim-marrës në komunitet - 35 qytetarë të bashkisë Berat të përfshirë drejtëpërdrejtë në procesin e identifikimit dhe adresimit të problematikave bashkisë Berat 2- Mundesite dhe mekanizmat novatore per mobilizimin e qytetareve ne inisiativa konkrete qe mundesojne pjesemarrjen ne diskutimin dhe vendim-marrjen vendore dhe perfshirjen e sugjerimeve te tyre ne Planet e Bashkise dhe buxhetet perkatese jane krijuar. - Përmes lobimit me instrumentat dhe presionin komunitar mbi buxhetin 2021, për përfshirjen e së paku 1 nga 3 projektet/idetë e gjeneruara nga konkurset publike prej qytetarave tëpërfshirë në konkurse. - 3 problematika të identifikuara dhe trajtuara për cdo njësi administrative dhe 9 projekt propozime të publikuara - projekt propozime të votuara nga qytetarët e Beratit; - Te paktën 1projekt I përfshire në buxhetin e vitit 2021 të bashkisë Berat. - Bashkia Beratbashkëpunon meqytetarët për të vendosurprioritetet për vitin 2021 |
Përfituesit kryesorë |
1. Te rinjte e moshes 17-29 vjec ne 3 njesite administrative te bashkise berat. 2. Qytetarët e bashkise Berat përfitojnë projekte që sjellin ndryshim konkret dhe përmirësim të jetës 3. Bashkia e cila rivitalizon marrëdhënien me qytetarët përmes përfshirjes së tyre në vendimmarje 4. Keshilli Bashkiak |