Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Youth For Change

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Angazhimi i të rinjve në vendimmarrje duhet të bëhet rregullisht nëpërmjet ngritjes së Këshillave Rinorë në çdo bashki për të monitoruar punën e administratës vendore dhe për të trajtuar çështje të rëndësishme që prekin të rinjtë dhe komunitetin.

Ngritja e një Këshilli Rinor dhe aktivizimi i mekanizmave të tjerë për angazhimin e tij duhet të trajtohen si mjet i rëndësishëm për përfshirjen e të rinjve për çështje specifike edhe në Bashkinë e Kurbinit.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi i projektit është ndërgjegjësimi dhe rritja e shkallës së përfaqësimit të të rinjve në qeverisjen vendore me synim angazhimin në procese vendimmarrëse dhe aktivitete vullnetare gjithëpërfshirëse.

Objektivat e projektit:

·         Rritja e kapacitetit të të rinjve në lidhje me mirëqeverisjen dhe vendimarrjen në nivel lokal.  

·         Angazhimi i të rinjve për të ndikuar në vendimet e marra nga qeverisja vendore me synim përmirësimin e shërbimeve.

·         Rritja e shkallës së përfaqësimit të të rinjve në nivel lokal përmes aktiviteteve vullnetare dhe platformës virtuale.

Aktivitetet kryesore

·         Informim, Ndërgjegjësim dhe Ngritje Kapacitetesh të Nxënësve;

·         Krijimi i Youth Hub;

·         Vendosje e komunikimit: Staf Lokal-Youth Hub;

·         Rrjetëzimi i Youth Hub;

·         Virtual Youth Platform

Rezultatet e pritshme

-          Informimi dhe ndërgjegjësimi për rëndësin e përfshirjen në jetën komunitare dhe në vendimmarrje të nxënësve të shkollave të mesme të Laçit, Milotit, Komunës Gore dhe të Mamurrasit.

-          Trajnimi i 100 nxënësve për fuqizimin e aktivizimit rinor dhe në përmirësimin e qasjes drejt zgjidhjes së problemeve.

-          Ngritja e Youth Hub, si strukturë rinore e cila identifikon probleme të komunitetit dhe i ngre ato në strukturat e qeverisjes vendore.

-          Rritja e shkallës së përfaqësimit së të rinjve në nivel lokal dhe në nivel komunitar.

-          Krijimi i një fryme të përfshirjes qytetare dhe të vetëqeverisjes.

-          Të rinjtë e Bashkisë Kurbin përfitojnë dhe adresojnë idetë dhe sugjerimet e tyre ne Youth Virtual Platform duke zhvilluar dhe zgjeruar youth network.

-          Youth Hub, si një grup informal i cili në përfundim të projektit të ketë kapacitetin e nevojshëm të njohurive për të aplikuar për projekte të ardhshme në kuadër të qeverisjes lokale dhe ndikimit në vendimmarrje.

Përfituesit kryesorë

·         Nxënësit e 4 shkollave të Bashkisë Kurbin.

·         100 nxënës të shkollave të mesme të Bashkisë Kurbin.

·         15 nxënës përfaqësues të Youth Hub.

·         Të rinjtë e Bashkisë Kurbin.

·         Komuniteti i Bashkisë Kurbin.

 

 

 

 

Organizata Zbatuese: Qendra Youth Act
Zona e zbatimit: Bashkia Kurbin
Dokumentat: Manual_per_te_rinjte.pdfNewsletter_NO._1.pdfNewsletter_NO._2.pdfNewsletter_NO._3.pdfNewsletter_NO._4.pdf
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153