Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Kuadri ligjor aktual “Mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” është miratuar qysh prej vitit 2011, i bazuar plotësisht mbi direktivat e BE. Sidoqoftë, implementimi i këtij ligji është totalisht i parealizuar. Problemet mjedisore, të ndryshimit klimatik, dhe menaxhimit të mbetjeve mbeten ndër shqetësimet kryesore aktuale në rang global në një kohë kur ndotja e oqeaneve, ndotja e plastikës, rritja e konsiderueshme e niveleve të gazrave serë, dhe intesifikimi i katastrofave natyrore janë tashmë një fakt i pamohueshëm. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Zero-Mbetje synon përmirësimin e praktikave të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë, duke rritur nivelin e ndërgjegjësimit tek brezat e rinj në terma edukimi mjedisor, ekonomik, dhe ligjor. 1. Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi konsumimin e përgjegjshëm. 2. Ngritja e kapitalit social mes të rinjve duke krijuar kapacitetet bazë për aktivizimin e tyre në advokimin e problematikave të përbashkëta, si dhe rritja e presionit ndaj Bashkisë Tiranë për përmirësimin e praktikave të menaxhimit të mbetjeve. 3. Rritja e hapësirës televizive mediatike dedikuar problemit dhe rëndësisë së menaxhimit të mbetjeve nëpërmjet aktiviteteve të projektit. |
Aktivitetet kryesore |
1. Module informuese dhe edukative mbi çështjet e ndryshimit klimatik, menaxhimit të mbetjeve, dhe kuadrit ligjor shqiptar; 2. Krijimi i urave të komunikimit zyrtar mes ekologjistëve të rinj dhe pushtetit vendor; 3. Implementimi i projekteve pilote mbi praktikat e ndarjes së mbetjeve në burim mes gjimnazeve dhe operatorëve privat lokal; 4. Realizimi i Panairit 3R; 5. Aktivitete të tjera komplementare |
Rezultatet e pritshme |
- Krijimi i 10 grupeve ekologjike dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi konsumimin e përgjegjshëm (200 nxënës) - Ngritja e kapacitetit të shoqërisë për advokim dhe kërkesë llogarie ndaj autoriteteve publike (kapital social) - Rritja e impenjimit nga Bashkia Tiranë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve - Rritja e hapësirës mediatike dedikuar problemit të mosmenaxhimit të mbetjeve, dhe rrjedhimisht dhe rritja e ndërgjegjësimit të përgjithshëm - Implementimi i projekteve pilote (bazike) për ndarjen në burim, me qëllim jo vetëm edukimin për praktikat e riciklimit, por edhe për rëndësinë dhe funksionet e të gjithë aktorëve të sistemit të integruar - Prezantimi i produkteve fizike realizuar nga vetë të rinjtë mbi filozofinë 3R, dhe pjesmarrje e gjerë në panairin që do të organizohet |
Përfituesit kryesorë |
Gjimnazistët e shkollave të përzgjedhura; Komuniteti dhe familjarët e afërt; Stafi pedagogjik; Bashkia Tiranë; Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë