Arsyetimi i Propozimit |
Strehimi eshte nje nga pikat me te rendesishme per nje familje, sidomos per nje grua te divorcuar-nene kryefamiljare ,apo me urdher mbrojtje. Mirepo ka mjaft gra nga ky komunitet qe nuk mund te marrin mbeshtetjen e qendrueshme, cilesore per strehim nga ana e Bashkise Tirane. Sikunder ka gra te tjera qe aplikojne, shpallen fituese ne listat e miratuara nga Keshilli Bashkiak per kredi te buta, mbeshtetjen e qerase , mirepo ne ecurine e hapave te tjera ato nuk mund ti marrin keto benefite. Mund te mendohet qe Pushteti vendor e ka kryer punen e tij duke i shpallur ne listat e perfitueseve grate e ketij komunittei, Sidorela eshte nje grua me vajzen e saj 2 vjece , ku para 18 muajsh , morri urdher mbrojtje ndaj ish bashkeshortit . Ka qene dy here fituese ne listat e Keshillit bashkiak per mbeshtetje te strehimit ,por ajo nuk ka mundur qe brenda afatit ne te dy rastet te gjej nje pronar qe mundeson lidhjen e kontrates , dhe ng aana tjeter , per shkak te pandemise apo veshtiresive te perballimit te kujdesit per femijen ,ajo ka ngelur edhe pa pune, pa shtepi. Gjitjhashtu edhe Aseda Osmanaj, e cila doli fituese ne listat e Keshillit bashkiak per kredi te bute ,por nuk ka mundur ta marr ,per shkak te problematikave me hallkat e tjera te procedurave , pasi i duhej te gjente vet nje pronar shtepie , i gatshem te nenshkruante kontraten dhe nga ana tjeter zonja nuk kishte mundesi te gjente fondin e parave qe duhej te vendoseshin nga ana e saj dhe te paguante edhe kestet e larta te bankes Mendojme qe Bashkia, Keshilli bashkiak mund ti kene te gjitha mundesite ligjore, per ti mundesuar ketij komuniteti realizimin e strehimit social jo vetem ne te gjitha hallkat e aplikimit,por edhe me tej duke i nderthurur me politikat e punes, arsimit , barazise gjinore .fuqizimin e tyre Nje grua e respektuar, e degjuar dhe e mbeshtetur eshte aset per nje shoqeri te shendetshme. Ndaj edhe theksin ne kete projekt e kam vene tek studimi, monitorimi, i punes, buxhetit te Bashkise per sigurimin e strehimit dhe ndjekja e rasteve konkrete ne drejtorine perkatese ne Bashkine e Tiranes, si dhe ne Keshillin Bashkiak, duke ju rekomanduar propozime konkrete si per krijimin e strukturave koordinuese, ndermjetesuese, mbeshtetese dhe lehtesuese , gjithashtu edhe me rritje te buxhetit per mbeshtjetjen e strehimit te grave dhe vajzave te ketij komuniteti . Ne dijenine tone nuk ka nje zyre apo specialist prane Drejtorise se strehimit qe te kete te dhenat e pronareve te banesave /shtepive te regjistruar , te gatshem dhe te sigurte te lidhin kontratat me grate e komunitetit tone . Ndaj mendojme se edhe nje nga rezultatet e pritshme eshte krijimi i kesaj strukture funksionale dhe mbeshtetese , gjithashtu edhe te permiresohet bashkepunimi me bankat per hapesira te mundshme lehtesimi ne kerkesat per kredi te bute nga grupi yne i interesit |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Nepermjet aktivizmit te komunitetit ti paraqesim Keshillit bashkiak, Bashkise nje manual me rekomandime, studim, vezhgim mbi permiresimin e poltikave per strehim social dhe te mundesohet strehimi i rasteve konkrete qe do ndjekim. Objektivat: 1- Krijimi i grupeve te aktivizmit me grate e komunitetit per adresimin e kerkesave , marrjen e tyre ne konsiderate nga Bashkia, Keshilli bashkiak ne lidhje me procedurat, kriteret e aplikimit, politikat e mbeshtetjes eficente per strehim social 2- Krijimi i network me specialiste te fushave perfshirese ne projekt per te hartuar studimin, monitorimin , te drejten e informimit, degjeses publike. 3- Sensibilizimi ne medja, rrjetet sociale mbi problematikat , zhvillimin e aktivizmit per strehimin e grave te divorcuara –kryefamiljare, apo me urdher mbrojtje |
Aktivitetet kryesore |
1. Takime me gra te divorcuara , urdher mbrojtje per te evidentuar problematikat e strehimit , si dhe per te organizuar grupine e aktivizmit ne lidhje me ndjekjen e fokusit qe kemi si projekt , pra adresimin e shqetesimit te tyre tek Bashkia Tirane , shoqeruar me rekomandime te nxjerra nga studimi i ekspertes, takimet me perfaqesues ligjor , per te ndikuar ne zgjidhjen e rasteve konkrete. Ne te njejeten ecuri te projektit per ta bere me te forte ndikimin e aktivizmit tone ne lidhje me permiresimin e procedurave ne te gjitha hallkat shoqeruese deri ne marjen e baneses, do te organizojme edhe peticionin qytetar “ Leviz per strehimin “ 2. Hartimi i nje studimi nga ekspert i fushes : Matja e efektivitetit te politikes se kredise se bute, bonusit te qerase per grate e divorcuara, me urdher mbrojtje ne Bashkine e Tiranes “ 3. Dergesat e kerkesave per informacion Bashkise Tirane , 4. Hapja e faqeve te projektit ne rrjetet sociale dhe mbjatja active e saj gjate gjithe kohes se realizimit 5. Perfshirja ne degjesat publike te Bashkise dhe adresimi i problematikave te komuniteit per strehimin sebashku edhe me rekomandimet 6. Shkrime ne medjat online te gazetres qe eshte ne grupin e punes 7. Organizmi i nje peticioni drejtuar Bashkise , ne rast se nuk permbush rekomandimet dhe marrjen ne shqyrtim per ti dhene zgjidhjen e duhur rasteve te paraqitura per strehim 8. Takim me drejtues te drejtorise se strehimit ne Bashkine Tirane Ne cdo faze berja e videove me prezantimin e problematikave , gjetjen e studimit, rekomandimeve, takimet e zhvilluara me perfaqesuesit zyrtare dhe anetare te Keshillit bashkiak , si dhe nje video perfundimtare me rrefime reale duke ballafaquar situaten dhe ecurine e shqyrtimit dhe zgjidhjes se strehimit |
Rezultatet e pritshme |
· Te paraqesim nje manual me rekomandime perkatese Bashkise, Keshillit bashkiak per zgjidhjen e strehimit te grave dhe vajzave te target grupit te projektit · Te mundesohet zgjidhja e strehimit te dy rasteve konkrete qe do ndjekim |
Përfituesit kryesorë |
Grate kryefamiljare te divorcuara, vajza dhe gra me urdher mbrojtje |