Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

ARTI drejt PUBLIKES

Arsyetimi i Propozimit:

Shkodranët njihen si komunitet që e dashuron artin e kulturën, por a lexohet kjo në qytet dhe a i përkasin shkodranët një qytetarie kulturore?! Pavarësisht se kultura ngjizet tek individi, te komuniteti mungon. Prej më shumë se 20 vitesh Shkodra kulturës ka vetëm një teatër (klasik, publik) i cili funksionin vetëm për trupën e teatrit, një kinema publike që është kthyer në kafene dhe që paguan nëse të nevojitet, 3 muze publik që mbyllin në 14,00/fundjava dhe 2-3 vitet e fundit i janë shtuar 2 qendra rinore (një publike, nje private), si dhe një muze privat (Art House). Këto hapësira kulturore natyrshëm sjellin “kufizim” për të rinjtë dhe artistët duke mbetur peng i mosbarazive sociale në qytet.

Për ta çliruar situatën projekti propozon që artistëve, shoqërisë civile, të rinjve, komunitetit shkodranë t’i rikthehet një hapësirë e braktisur, duke i ridimensionuar atë nga ndihmesa e vetë të rinjve dhe komunitetit, me qëllim kthimin e saj në një formë agoraje, si hapësirë arti publik – vend debati. Në këtë hapësirë dialogu e komunikimi do të artikulohen problematika të ndryshme mbi qytetin, si mjedisi, shërbimet për komunitetin, trashëgimia kulturore, infrastruktura etj (hapësira debati). Projekti synon të ofrojë “hapësirën publike” si një mundësi për të rinjtë për t’ju nxitur kreativitetin dhe ndërveprimin e tyre me komunitetin. Kjo ndihmon për të krijuar një model demokracie vendore, që nis nga rruga (hapësira publike), përmes artit duke nxitur barazi dhe liri fjale e veprimi. Kjo hapësirë do përcjellë identitet, gjithëpërshirje dhe debat.

Qëllimi dhe objektivat specifike Qëllimi projektit është të nxisë dhe inkurajojë demokratizimin e hapësirës publike përmes artit publik të performuar nga të rinjtë lokal në ndërveprim me komunitetin dhe aktorët e tjerë vendor.

Objektivat Specifikë:

  • Nxitja e debatit për përmirësimin e jetës urbane përmes praktikave sociale kulturore.
  • Përfshirja dhe angazhimi i të rinjve në adresimin e cështjeve me rëndësi për komunitetet duke i bërë qytetarë dhe aktorë aktiv lidhur me jetën urbane dhe kulturore të qytetit
  • Ndërtimi i një modeli të ri për përmirësimin e hapësirave urbane nëpërmjet përfshirjes së komunitetit. Model angazhimi qytetar në jetën urbane.

Aktivitetet kryesore:

  • Krijimi i rrjetit me institucionet bashkëpunuese përmes takimeve dhe kontakteve
  • Blerje pajisjesh instalative për hapësirën për evente
  • Evidentimi i një hapësire publike të braktisur, me qëllim kthimin e saj në formë ‘agoraje’
  • Laborator krijues ‘Right to the City’ Game me gjimnazistë, politkbërës, vendimmarrës, aktorë të tjerë - 6ditë
  • 4 Takime me qytetarë, vendimmarrës, politikbërës për Right2theCity Game
  • Laboratorë krijues me të rinj dhe artistë lokal -6ditë
  • Arte performuese (Teatër rruge, performancë)
  • Art rruge
  • Laborator krijues për realizim e filmit të animuar
  • Kinema e hapur
  • Produkte multimediale (ekspozita e fotografisë)
  • Produkte multimediale -laborator me gjimnazistë (videoartivizëm)
  • Fushatë promocionale ndërgjegjësimi – arti si mjet përfshirës i komunitetit në problemet mbi jetën urbane
  • Eventi përmbledhës gjithëpërfshirës – pjesëmarrësit si të rinj loakl e artistë, qytetarët, media

Rezultatet e pritshme:

  • Krijimi i një rrjeti komunitar (qytetarë, artistë, artdashës, të rinj) që do të realizojë aktivitete të përbashkëta social-kulturore gjatë gjithë projektit ne funksion të idesë bazë.
  • Të ngrihet një model hapësire dialogu dhe komunikimi midis krijuesve, komunitetit, politikbërësve dhe aktivistëve të shoqërise civile me qëllim për të krijuar ART PUBLIK dhe dialog mes tyre që do të ndihmoje forcimin e zërit qytetar

Përfituesit kryesorë:     

Komuniteti shkodranë, komuniteti i gjerë i artistëve, aktivistë të shoqërisë civile, deputetw e zgjedhjeve parlamentare dhe këshilltarët aktual bashkiak . Risi në këtë grup interesi mbetet përfshirja e maturantëve dhe studentëve të cilët kanë të drejtë vote për herë të parë.

Organizata Zbatuese: GO2_Sustainable Urban Planning Organization
Zona e zbatimit: Bashkia Shkodër
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153