Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Barrierat në komunitet: Efektet e ndërtimit të grupimeve të hidrocentraleve në statusin socio-ekonomik të popullsisë lokale

Arsyetimi i Propozimit:

Prodhimi I energjise elektrike në Shqipëri bazohet në hidrocentralet në masen 99.8%, me kaskadën e Drinit e cila mbulon më shumë se 88% të prodhimit dhe hidrocentralet e vogla, tashmë më shumë se 900 të ndërtuara apo process lejimi dhe ndërtimi, të cilat prodhojnë më pak se 5% të energjisë së konsumuar në rang vendi. Pavarësisht prodhimit të tyre jashtëzakonisht të ulët, gjurma e tyre ekologjike dhe efekti i tyre negativ në aspektin social dhe ekonomik të popullatës vendase është padrejtësisht i lartë. Këto projekte kanë shkaktuar tashmë ndikime të mëdha negative në këto zona me ndjeshmëri ndaj mjedisit duke rritur shqetësimin e florës dhe faunës, si dhe statusin socio-ekonomik të popullatës lokale. Për më tepër, procesi i ndërtimit të HEC-ve në Shqipëri në shumicën e rasteve nuk kryhet sipas ligjeve dhe rregullave të vendosura për konsultim publik. Kështu, transparenca e humbur ka çuar në shumë raste konfliktuale në gjithë vendin dhe në mosrespektim të nevojave dhe kërkesave të popullsisë së prekur nga këto vepra, të cilët prekën maksimalisht nga ndërtimi i tyre.

Qëllimi dhe objektivat specifike:

Ndërgjegjësimi publik mbi efektin e ndërtimit të parregulluar të hidrocentraleve në cilësinë e jetës së popullatës lokale dhe aktivizimi i saj në vendimmarjen për çeshtje të një rëndësie të veçantë

Objektivat:

  • Prodhimi dhe publikimi i një cikël dokumentaresh të shkurtër mbi efektin e grupimeve të hidrocentraleve mbi popullatat vendase;
  • Prodhimi dhe publikimi një seri shkrimesh investigative mbi procedurat, aktorët dhe efektin e këtyre veprave; dhe
  • Mbajtja e degjesave publike dhe shpërndarja e gjetjeve të projektit me popullsinë vendase me qellim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rolin e tyre në vendimmarrje.

Aktivitetet kryesore:

  • Ngritja dhe konsolidimi i grupit të punës;
  • Konfigurimi online i platformës Web-Gis për publikimin e dokumentarëve, skedave shoqëruese dhe artikujve;
  • Identifikimi i investimeve të planifikuara dhe të kryera në fushën e digave hidroelektrike (grupimeve) & mbledhja e informacionit nga institucionet përkatëse dhe ekspertët e fushës;
  • Takimet fillestare në terren me qëllim identifikimin dhe ndërlidhjen me grupet e popullsisë të prekur nga investimet e kryera dhe të planifikuara;
  • Video-xhirime në terren me grupet e prekura;
  • Fillimi, hartimi, redaktimi i artikujve hetues për investimet në fjalë;
  • Prodhimi i mini dokumentarëve dhe ngarkimi në platformë dhe shpërndarja
  • Shkëmbimi i produkteve të projektit dhe informacionit me bashkëpunëtorët dhe palët e interesuara
  • Mbajtja e dëgjesave publike në terren me popullsinë e prekur

Rezultatet e pritshme: 

  • Një platformë e bazuar në sistemet Web-Gis për publikimin e artikujve të parashikuar hetues dhe dokumentarë të shkurtër për akses të thjeshtuar nga publiku
  • 5 dokumentarë të formës së shkurtër (10-15 Minuta) mbi efektin e hidrocentraleve të ndërtuara dhe të parashikuar, në cilësinë e jetës së popullatës lokale, të shoqëruara me skedat përkatëse informuese në tekst.
  • 3 shkrime investigative të prodhuara nga ACQJ dhe 5 (pesë) shkrime invesigative të prodhuara nga EcoAlbania dhe mbikqyrur nga redaksia e ACQJ.

Përfituesit kryesorë:     

  • Popullsitë lokale të prekura nga veprat energjitike;
  • Institucionet qendrore dhe lokale;
  • OSHC-të dedikuar çshtjeve lokale dhe mjedisore
Organizata Zbatuese: Albanian Center for Quality Journalism
Zona e zbatimit: Bashkia Elbasan, Bashkia Shkodër, Bashkia Korcë, Bashkia Kukës, Bashkia Dibër, Bashkia Berat, Bashkia Malësi e Madhe, Bashkia Tropojë, Bashkia Has, Bashkia Fushë-Arrëz, Bashkia Pukë, Bashkia Vau Dejës, Bashkia Mirditë, Bashkia Mat, Bashkia Kurbin, Bashkia Klos, Bashkia Bulqizë, Bashkia Librazhd, Bashkia Belsh, Bashkia Gramsh, Bashkia Kucovë, Bashkia Devoll, Bashkia Mallakastër
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153