Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

“Dynamite” Ndal, unë jam “Drini i Zi“

Arsyetimi i Propozimit:

Në lumin e Drinit të Zi në Bashkinë Dibër, problematika e gjuetisë së paligjshme e peshkut është një problematikë ndër vite që akoma vazhdon. Përdorimi i dinamitit për të peshkuar dhe mungesa në terren e organeve ligjzbatuese, duket si diçka normale dhe askujt nuk i bën përshtypje. Fakte të mbledhura, në fillim në mënyrë spontane, më tej të qëllimshme dëshmojnë se banorët e zonave përreth lumit Drinit të Zi në territorin e Bashkisë Dibër nuk janë të përkushtuar për ta mbrojtur atë. Shfrytëzimi i gjuetisë së peshkimit me metoda të qëllimshme dhe shkatërruese për ekosistemin e luginës duhet të parandalohet dhe ti jepet fund. Ekosistemi dhe mbrojtja e tij duhet të kthehet në priorite për të gjithë. Prandaj theksojmë, që Autoriteve Vendore në bashkëpunim me organizata të menaxhimit të peshkimit, organizata mjedisore lokale,  komunitet dhe agjenci të ndryshme të ndërmarrin sa më parë hapa konkret në zgjidhjen, parandalimin dhe përmirësimin e  situatës.  Puna që do të bëhet me aktorët kryesorë, për të njohur nga afër luginën e drinit të zi, speciet që e popullojnë atë dhe efektet negative të gjuetisë së paligjshme (dinamit) të peshkut, do të jetë intensive, për ti motivuar që ato të kujdesen dhe të mbrojnë faunën e Drinit të Zi, një ekosistem mjaft i larmishëm dhe delikat.

Qëllimi dhe objektivat specifike:

  • Qëllimi i projektit është të kontribuojë në pëmirësimin e situatës, mbrojtjen e faunës (specieve të ndryshme të peshkut) të lumit Drin i Zi dhe të ndërgjegjësojë komunitetin dhe autoritetet vendore në Bashkinë Dibër për shfrytëzimin e peshkimit argëtues dhe turistik.

Objektivi i projektit:

  • Evidentim dhe advokim mbi dëmin mjedisor që shkakton gjuetia e paligjshme (dinamit) në lumin Drin i Zi
  • Lobim për ushtrimin e aktiviteteve të peshkimit vetëm me autorizimet përkatëse të lëshuara nga autoritetet.

Aktivitetet kryesore:     

  • Dokumentimi i “krimit mjedisor”
  • Paketa e dokumentimit ka të bëjë me hulumtimet që do të kryhen për faunën e ujit në lumin Drin i Zi, në Bashkinë Dibër, dhe nxjerrjen në pah të saj. Evidentimi dhe monitorimi i zonave të nxehta ku në shumë e rasteve është parë që kryhen aktivitete të paligjshme, ndryshe “gjuetinë me dinamit”. Nga puna paraprake e bërë ka mungesë të informacioneve zyrtare për situatën.
  • Takime, ndërgjegjësim dhe sensibilizim.
  • Paketa e dytë do ti dedikohet punës me aktorët kryesorë për të adresuar problematikën në nivele më të larta, dhe të kërkohet një zgjidhje afatgjatë e saj.
  • Aktivizëm dhe vizibilitet
  • Paketa e tretë do të dedikohet për të ngritur problematikën: a) të merret më seriozisht problematika nga autoritetet vendore, b) rritjen e sfhrytëzimit të pasurive natyrore nga të gjithë me anë të mirëmanaxhimit, c) rritje ekonomike me anë të peshkimit turistik, argëtues dhe eksplorues të luginës.
  • Propozime për ndryshime dhe marrjen e masave.
  • Paketa e katërt është pjesa kryesore dhe përmbyllëse. Me anë të aktiviteti të fundit do të mundohemi që përvec monitorimit në terren sëbashku me Autoriteve Vendore, ne do të mundësojmë që informacionet më kryesore dhe të dobishme të publikohen në faqen zyrtare të Bashkisë Diber, njëkohësisht edhe në ëebsitin Portavendore.al. Përmbyllja do të jetë me një spot për të përmbledhur të gjitha etapat e zhvillimit të projektit.

Rezultatet e pritshme:

  • Hulumtime, monitorime dokumentime që do të ndahen në tryezat e rrumbullakëta me të gjithë aktorët kryesorë,
  • Dokumentim në bazë të hulumtimeve të kryera mbi florën e ujit të luginës së Drinit Të zi, dhe evidentimin e personave që kryejnë aktivitet amator/argëtues/turistik dhe të paligjshme (dinamit).
  • Hartëzimi GIS të zonave me aktivitet apo potenciale për gjuetinë e paligjshme në të gjithë luginën që përshkon Bashkinë Dibër.
  • Dokumentim me fotografi profesionale mbi 20 megapixel të vendeve buferike apo zonave të nxehta të cilat shfrytëzohen për aktivitete të paligjshme
  • 10 Video regjistrime nga ajri dhe kamera kurth të zonave të evidentura (fshatrave afër lumit) si zona buferike apo të nxehta për shfrytëzimin e aktiviteteve të paligjshme.
  • 20 photo-infografiqe mbi problematikën dhe masat ndëshkuese ndaj këtij fenomeni.
  • 6 1 brochure dinjitoze dokument informativ mbi speciet që popullojnë luginën e Drinit të Zi
  • Takime me banorët dhe aktorët kryesorë
  • Takimet me banorë të fshatrave afër luginës se Drinit të Zi
  • 2 tryeza të rrumbullakëta me aktorët kryesor, duke informuar mbi situatën, penalitetet, lejet e
  • Infrastrukturë informuese, aktivizëm dhe propozime mbi zgjidhjen e situatës, vizibilitet.
  • ktivitete ku do të organizohen në terren sëbashku me përfaqesues dhe ekspertë të peshkimit amator dhe turistik.
  • 2 zbritje me anë të gomoneve Rafting në lumin Drin i Zi të aktorëve kryesore (120 persona) duke e njohur nga afër situatën dhe potencialin e fshehur.
  • 1 filmim të shkurtër mbi problematikën e peshkimit në mënyrë të paligjshme.
  • Vendosja e 4 tabelave informuese
  • 4 shkrime në gazetat online/të shrkuara, 2 intervesita në studio televizive.
  • 4 Veprime konkrete sëbashku me Autoritet Vendore.
  • 12 monitorime të përbashkëta në terren të situatës me institucionet përkatës
  • Shtimin e informacioneve mbi lëshimin e autorizimeve përkatëse në faqen zyrtarë të Bashkisë Dibër dhe portavendore.al.
  • Denoncimin e të gjitha rasteve të kapura në flagrancë apo me aparaturat përkatëse pranë organeve ligj-zbatuese dhe realizimin e 1 spoti final për të sensibilizuar në ushtrimin e aktivitetit të peshkimin sipas legjislacionit në fuqi.

Përfituesit kryesorë:

  • Organizatat mjedisore lokale, peshkatarë dhe banorë të zonës, veçanërisht në zonat më të thella, specifikisht të interesuar për të shfrytëzuar në mënyrë të qëndrueshëm faunë e ujit (peshkun) e lumit;
  • Autoritetet lokale;
  • Vizitorët vendas (Shqiptarë) dhe rajonalë;
Organizata Zbatuese: North Green Association
Zona e zbatimit: Bashkia Dibër
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153