Përballe harreses nga autoritetet vendore dhe kombetare, shkallës së ulët të vetëdijes qytetare dhe abuzimeve në përdorimin e burimeve të freskëta ujore, Lumi Buna &Liqeni i Shkodrës në mënyrë të pa ndërprerë ndoten nga shkarkimi i ujërave të zeza të 140 mijë banorëve të bashkisë Shkodër që derdhen të pa trajtuara në pjesën perëndimore të qytetit, aty ku liqeni takohet me lumin Buna. Mbështetur në shqetësimin e vazhdueshëm të banorëve të zonës dhe qytetarëve që dalin për ecje sportive në pedonalen e Lumit Buna, stafi i organizatës ka observuar dhe monitoruar në terren, situatën abuzive të shkarkimeve me fakte të dokumentuara në foto & vidio gjate gjithe vitit 2019. Stafi i organizatës dhe grupet vullnetare të saj, gjate gjithe vitit 2019 dhe deri ne jeteshkrimin e kësaj iniciative ka konstatuar se përmes një kanali shkarkimi, ujërat e zeza të përqëndruara të qytetit të Shkodrës shkarkohen vazhdimisht në mënyrë arbitrare në mjedis të hapur, jashtë të gjitha standarteve të depurimit duke shkaktuar nivele të rrezikshme ndotjeje për qytetarët dhe ekosistemin Lumi Buna – Liqeni i Shkodrës. Në të njëjtën kohë, kjo situatë kercënon në mënyrë të pandërprerë cilësinë e jetës biologjike,e si rrjedhojë po përshpejton eutrofikimin e ekosistemit. Perballe kesaj situate, askush nga autoritetet nuk pergjigjet...!. Kemi kërkuar informacion nga Bashkia Shkodër dhe na është sqaruar që Bashkia ka akorduar një fond prej 850000 lekë për 3vite (2019-2021) për mirëmbajtjen e rruges së Shirokës dhe preprjen e bimeve të vogla përgjatë brigjeve të liqenit ndërsa lidhur me shkarkimet e ujërave të zeza bashkia ja faturon Ujesjelles – Kanalizimeve sh.a. Shkodër. Në mënyrë të ndërsjelltë, UK ja delegon përgjegjënë bashkisë Shkodër duke pretenduar që jemi nën varësinë e bashkisë. Ndërkohë, KLSH, me VENDIM Nr.19 Datë 27/03/2018 ka konstatuar se: Ujërat e zeza të prodhuara nga qyteti i Shkodrës, që shkarkohen në ujërat e lumenjve Drin dhe Bunë pa u përpunuar, kanë sjellë sipasojë një situatë të tejndotur në nivelet të larta sëmundshmërie infektive! Përballë heshtjes së vendorëve, përballë pasivitetit të plotë të autoriteteve ndaj këtij krimi mjedisor, përballë ankesës së vazhdueshme të qytetarëve dhe vizitorëve, FSLS inicio këtë projekt propozimin përmes të cilit synojmë të nxisim levizjen qytetare ndaj institucioneve që heshtin përmes mekanizmave ligjorë: padi penale për shkaktarët e situatës së tejndotur me nivelet të larta sëmundshmërie infektive dhe peticion kombëtarë adresuar qeverisjes qëndrore dhe komisionit parlamentar të veprimtarive prodhuese dhe mjedisit mbi situatën dhe domosdoshmërinë e investimit për trajtimin e ujërave të zeza. |
Qëllimi: Nxitja e lëvizjes qytetare për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit përmes mekanizmave ligjor. Objektivat specifik: § Të rrisim interesin dhe vetëdijen qytetare për të advokuar dhe denoncuar mbi çështjet që kërcenojnë cilesinë e jetës humane dhe biologjike; § Të nxisim levizjen qytetare ndaj institucioneve që heshtin; § Të advokojmë dhe lobojmë përmes mekamizmave ligjorë për shmangien dhe trajtimin e ujërave të zeza që kërcenojnë jetën e qytetareve dhe të ekosistemit Lumi Buna - Liqeni i Shkodres |
Aktiviteti 1: Raport studimi “Vetëdija qytetare mbi krimin mjedisor dhe mekanizmat ligjorë të mbrojtjes së mjedisit” Bashkinë Shkodër Përmes këtij studimi, projekti do të vlerësoje nivelin e vetëdijes dhe përgjegjshmërise qytetare ndaj krimit mjedisor dhe njohjen e mekanizmave ligjore ndaj shkaktarëve të ndotjes dhe/apo krimeve mjedisore. Në të njëjtën kohë, studimi synon të përcaktojë shkallen e njohjes së të drejtave për një mjedis të shëndetshem dhe të drejtën për t`iu drejtuar gjykatës kundër krimit mjedisore. (Lutem referohuni aktivitetit 1 me poshtë per hollësi dhe metodologjinë e zbatimit) Aktiviteti 2:Monitorimi video-fotografik i shkarkimeve të ujërave të zeza me pjesëmarrje. Për të siguruar pjesëmarrjen efektive të qytetarëve në monitorimin e situatës, grupe banorësh nga lagjet e sipërcituara (të identifikuar gjatë anketimit) do të angazhohen në terren për të monitoruar situatën përmes metodës së observimit në terren, fotografimit dhe vidios (1 ditë në javë me kohëzgjatje 2 muaj). Për çdo lagje do të angazhohen të paktë 2 përsona aktiv të cilët do të shkrepin e sigurojnë të paktën 200 foto dhe vidio autentike që ekspozojnë krimin mjedisor dhe përfaqësojnë denoncimin autentik qytetar. Rrjeti i grave Barazi në vendimarrje si partner në projekt do të angazhohet në koordinimin dhe sigurimin e pjesëmarrjes efektive të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave në monitorimin e situatës në terren. (Lutem referohuni aktivitetit 2 me poshtë per hollësi dhe metodologjinë e zbatimit) Aktiviteti 3: Përgatitja dhe shpërndarja e materialeve informuese dhe nxitëse me tematikë “Denonco krimin Mjedisor” Për të rritur interesin dhe vetedijen qytetare mbi të drejtën për të advokuar, denoncuar dhe jetuar në mjedis të shëndetshëm, projekti ka planifikuar përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve informuese mbi çështjet që kërcenojnë cilesinë e jetës humane dhe biologjike. Materialet e planifikuara për informim janë: i) Factsheet dhe ii) spot publicitar iii) Baner i madh skenik (Lutem referohuni aktivitetit 3 më poshtë për hollësi dhe metodologjinë e zbatimit) . Aktiviteti 4: Ekspozitë fotografike me titull: “Denonco Krimin Mjedisor” në shëtitoren e qytetit. Observimi dhe monitorimi në terren nga fokus grupi i monitorimit të situatës së ndotjes në Lumin Buna – Liqeni i Shkodrës ka si produkt foto dhe vidio (të paktën 240 foto) të cilat do të ekspozohen si përvojë e monitorimit me pjesëmarrje qytetare dhe përfaqësimit të tyre në denoncimin kundër krimit në mjedis. Pjesë e ekspozitës do të jetë edhe këndi i vidios përmes të cilit do të ekspozohen vidiot e realizuara nga procesi i monitorimit me dron. Ekspozita parashikohet të hapet në kuadër të ditës Botërore të Mjedist (5 Qershor 2021) ose në kuadër të Dita e Liqenit të Shkodrës (18 Qershor 2021). (Lutem referohuni aktivitetit 4 më poshtë për hollësi dhe metodologjinë e zbatimit) Aktiviteti 5: Pergatitja dhe adresimi i peticionit kombëtar dhe padi ndaj ndotësve / krimit mjedisorë. Mbështetur në rezultatet e monitorimit (fakte autentike të shkruara dhe dokumentuara vizive), fokus grupi i monitorimit (pjesë aktive në monitorimin e shkarkimit të ujërave të zeza në ekosistemin Lumi-Buna – Liqeni i Shkodrës) do të asistohen nga organizata partnere “Rrjeti i grave barazi në vendimarrje” dhe zyra e asistencës ligjore në qytetin e Shkodrës me qëllim përgatitjen e padisë ndaj krimit mjedisor në ekosistemin ujor Lumi Buna – Liqeni i Shkodrës. Ndërkohë, përgatitja e peticionit për t`iu adresuar autoriteteve qëndrore dhe vendore do të asistohet nga nje ekspert ligjor i cili do të kontraktohet në bazë të ToRs që përgatiten dhe publikohen nga stafi i nominuar për implementimin e projektit. (Lutem referohuni aktivitetit 4 më poshtë për hollësi dhe metodologjinë e zbatimit) |
1. Të paktën 20 qytetarë aktiv (2 nga 10 lagje të qytetit) dhe 10 vullnetarë (student të Universitetit Luigj Gurakuqi) angazhohen në monitorimin e shkarkimeve të përqëndruara të ujëve të zeza në ekosistemin Lumi Buna – Liqeni i Shkodrës; 2. Të paktën 200 foto dhe vidio autentike denoncojnë krimin mjedisor si përvojë e monitorimit me pjesëmarrje qytetare dhe përfaqësimit të tyre në denoncimin e krimit mjedisor. 3. Peticioni me fokus: Shmangia e shkarkimit të ujërave të pa trajtuara në Lumin Buna & Kërkesë investimi për impjantin e trajtitimit të ujërave të zeza në Shkodër si kusht i mbrojtjes së jetes së qytetarëve dhe cilësisë së burimeve ujore është firmosur nga të paktën 20 mijë qytetarë. 4. Qytetarët denoncojnë krimin mjedisor të shkarkimit të ujërave të zeza në Lumin Buna përmes padisë me asistencë ligjore nga Rrjeti i Grave Barazi në Vendimarrje dhe Studio Ligjore Falas që operon në Shkodër. 5. Ekspozita fotografike me titull: Denonco krimin Mjedisor është ekspozuar dhe të paktën 200 pjesëmarrës vizitojnë ekspoziten; 6. Vetëdija e qytetarëve mbi krimin mjedisor, të drejtën për mjedis të shëndetshëm dhe të drejtën për të denoncuar është përmirësuar; 7. Të paktën 2 shkrime gazetareske janë botuar në mediat online mbi projektin FOL PER ATA QE HESHTIN 8. Vizibiliteti i projektit dhe impakti është i lartë në nivel vendor e kombëtar; |
Të paktën 20 mijë banorë të lagjes nr 3 te qytetit te Shkodrës që jetojnë në Brigjet e Bunës; të paktën 5 mijë vizitorë ditorë, burra e gra, djem e vajza (sipas statistikave të AdZM) që frekuentojne brigjet e L. Buna dhe L. Shkodrës; të paktën 180 biznese që oftojnë shërbim turizmi në brigjet e Bunës dhe Liqenit, operatoret turistik, organizatat e shoqerise civile, grate dhe te rinjte qe zhvillojne aktivitete sportive (ecje/vrapim/biçkletë) në pedonalen e Lumit Buna dhe pedonalen Shirokë. |
https://levizalbania.al/sq/nisma-te-mbeshtetura/thirrja-per-aplikime-7/fol-per-ata-qe-heshtin#sigProId03d198651b