Arsyetimi i Propozimit:
EQGj është një model i ri i biznesit që edhe në vendet e zxhvilluara nuk njohet potësisht dhe që promovohet dhe rritet me shpejtësi.
Projekti ynë synon të identifikoj gjendjen jo të mirë lidhur me EQGj në qarkun e Fierit dhe të promovoj idetë dhe zbatimin e EQGj.
Njëkohësisht ne synojmë të nxisim, bizneset, pushtetin vendor dhe atë qendror për të menduar më tepër lidhur me aplikimin e EQGj dhe me krijimin e lehtësirave jo vetëmfiskale lidhur em bizneset që aplikojnë EQGj.
Ky projekt synon nisma advokuese konkrete për ekonominë qarkulluese dhe të gjelbër si model i ri zhvillimi të qëndrueshëm në mbrojtje të mjedisit në bashkëpunim me aktorët lokal si bizneset, qytetarët dhe pushtetin vendor duke krijuar mundësi për rritjen e ekonomive lokale. ASET në bashkëpunim me partnerin lokal ka përzgjedhur qarkun Fier si zonë me potencial për zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe të gjelbër bazuar në procesin e identifikimit dhe punën e mëparshme të ASET në këtë drejtim.
Qëllimi dhe objektivat specifike:
Qëllimi:
- Projekti synon rritjen e të kuptuarit e veprimit konkret për ekonominë qarkulluese dhe të gjelbër (EQGj) përmes qasjeve praktike të modeleve në jetën e përditshme të qytetarëve dhe bizneseve. Të identifikoje në qarkun e Fierit biznese me potenciale orientimi drejtë nje ekonomie të gjelbër dhe qarkulluese si dhe të rris informimin në nivel lokal mbi përfitimet e EQGj.
Objektivat kryesore:
- Së pari, të nxiten dhe promovohen bizneset për të aplikuar ekonominë e gjelbër dhe qarkulluese si dhe të identifikohen të paktën pesë raste biznesesh të cilat mund të aplikojnë parimet e një ekonomie qarkulluese.
- Së dyti, të nxiten dhe shpërndahen njohuritë për ekonominë e gjelbër dhe qarkulluese tek pushteti vendor dhe tek të rinjtë e shkollave
- Së treti, të krijohet një set rekomandimesh konkerte për incentivat direkte dhe jo-direkte nga ana e pushtetit vendor për bizneset që aplikojnë parimet e ekonomisë qarkulluese si dhe të informohen të paktën 500 aktorë (individë, biznese, pusheti vendor) mbi përfitimet e ekonomisë së gjelbër/qarkulluese, në nivel lokal.
Aktivitetet kryesore:
- Desk research.
- Takim me përfaqëues të organizatave të shoqërisë civile në nivel lokal.
- Takim me përfaqësues të gjashtë bashkive të qarkut të Fierit.
- Takime me biznese lokale që kanë potencial për zbatimin e parimeve të ekonomisë qarkulluese.
- Përgatitja e rasteve studimore për bizneset e përzgjedhura.
- Orgaizimi i një konkursi midis shkollave të mesme
- Panairi promovues.
- Publikim në media dhe përgatitja e vidjos
- Botimi online i raportit.
Rezultatet e pritshme:
- Rritja e njohurive për EQGj tek pushteti vendor, bizneset e zonë dhe të rinjtë
- Konkursi dhe promovimi i ideve për EQGj
- Panairi promovues për rritje njohurish dhe promovim binesesh tek qytetarët
- Publikimi në media dhe vidjo promovuese
- Promovimi përmes botimit të raportit përfundimtar
Përfituesit kryesorë:
- Bizneset e qarkut, Pushteti vendor, të rinjtë e qarkut