Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Fuqizimi i të drejtave të punës së Romëve dhe Egjiptianëve në riciklimin e mbetjeve

Arsyetimi i Propozimit   

Mbetjet bashkiake të gjeneruara nuk ndahen në origjinë formalisht në përbërës të riciklueshëm. Hallka bazë dhe më e rëndësishmja e riciklimit janë grumbulluesit individualë. Ekzistojnë mbi 12,520 grumbullues rome dhe egjiptian (0.6% e popullsisë dhe 92% e grumbulluesve individual në Shqipëri sipas IFC), që angazhohet në mënyrë informale me mbledhjen e materialeve të riciklueshme. Ky aktivitet realizohet pa ndonjë organizim institucional, pa rregulla dhe mekanizma kontrolli nga bashkitë, me përfshirjen e drejtpërdrejt të romëve/egjiptianëve, pa dallim burra, gra dhe fëmijë dhe pa asnjë masë parandaluese ndaj ndonjë dëmtimi të shëndetit që vjenë nga puna me to. Në Bashkitë e Shqipërisë mungojnë praktika të përfshirjes së integruar dhe ligjore të grumbulluesve individual në sistemin e menaxhimit të mbetjeve, ku në kuadër të ridimensionimit të sektorit të mbetjeve për shkak të reformës së re administrative, qëndrojnë si një baromëtër për përmirësimin e ofrimit të shërbimit, e cila impakton paralelisht edhe shërbimeve të tjera të NJQV-ve, sic janë shërbimet sociale, shëndëtësore etj për grupet e marxhinalizuara. Projekti do të shtrihet në Bashkinë Tiranë, Elbasan dhe Korçë, pasi këtu kemi përqëndrime të konsiderueshme të komuniteteve rome/egjiptiane, janë tre ndër gjashtë bashkitë me prodhimin më të madh të mbetjeve në ditë, kemi të përqëndruar mbi 50% të fabrikave të riciklimit në vend dhe janë 3 Bashki me praktika të ndryshme zhvillimi në sektorin e menaxhimit të mbetjeve.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi projektit: Përmirësimi i shërbimeve publike në sektorin e mbetjeve nëpërmjet advokimit dhe bashkëpunimit me OSHC-të komunitare dhe grumbulluesit individual rom/egjiptian në nivel vendor.

Objektivat specifikë:

-   OS1: Krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm institucional për punësimin formal të grumbulluesve rom/egjiptian në sektorin e mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

-   OS2: Advokimi për/me/prej qytetarëve për të drejtat e punës së grumbulluesve individual rom dhe egjiptan në sektorin e mbetjeve në nivel vendor.

Aktivitetet kryesore

A1.1 Realizimi i kontakteve, përgatitja e aktorëve të përfshirë në projekt dhe identifikimi i romëve/egjiptianëve që punojnë me riciklimin e mbetjeve në Bashkitë: Tiranë, Elbasan dhe Korçë;

A1.2 Realizimi i 3 sesioneve konsultatuese/informuese me grumbulluesit individual, në secilën prej bashkive të përfshira në projekt;

A1.3 Realizimi i raporteve të studimit “Vlerësimi i punës së grumbulluesve individual në riciklimin e mbetjeve” në secilën prej 3 Bashkitë e përfshira në projekt;

A2.1 Rregjistrimi i grumbulluesve individuale në riciklimin e mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Korçë nëpërmjet bashkëpunimit OSHC komunitare – Bashki;

A2.2 Realizimi i marveshjeve të biznesit midis grumbullesve rom/egjiptian që punijnë me mbetjet dhe bizneseve të riciklimit;

A3.1 Realizimi i fushatës advokuese “Mbetje të riciklueshme me grumbulluesit rom/egjiptian”;

A3.2 Realizimi i fushatës advokuese “Punësimi i romëve/egjiptianëve në shërbimet bashkiake”;

A3.3 Realizimi i takimit final “Praktika të mira të përfshirjes të grumbullesve individual në menaxhimin e integruar të mbetjeve në nivel Bashkie” me aktorët lokal të 3 qarqeve/bashkive të përfshira në projekt.

Rezultatet e pritshme

R1 – "Përmirësimi i aftësive të punës së grumbulluesve individual rom/egjiptian në sektorin e riciklimit të mbetjeve";

R2 – "Mekanizma institucionalë të ndërtuar për punësimin formal të grumbulluesve individual rom/egjiptian në sektorin e riciklimit në nivel vendor;

R3 – "Advokim për të drejtat e punës së grmbulluesve individual rom/egjiptian në riciklimin e mbetjeve në nivel bashkie;

Përfituesit kryesorë

Grumbulluesit individual rom/egjiptian në sektorin e riciklimit në Bashkite Tiranë, Elbasan dhe Korçë;

-  Institucionet e e qeverisjes vendore/qaruk me ndikim në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, veçanërisht Bashkia Tiranë; Bashkia Elbasan; Bashkia Korçë;

-  OJF lokale (që punojnë me komunitare rome/egjiptiane, të të drejtave të njëriut, dhe mjedisore);

-  Organizatat mediatike, gazetar dhe aktivist komunitar;

-  Biznesi Riciklimit.

Organizata Zbatuese: Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center)
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Elbasan, Bashkia Korcë
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153