Arsyetimi i Propozimi |
Zgjedhja e administratorit të pallati është një nga problemet më të mëdha që ka hapur konflikte të ndryshme për Administrimin e Bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit për mbarëvajtjen e jetës komunitare brenda komuniteteve të vogla të pallateve. Aktualisht në qytetin e Vlorës nuk ka Administrator pallatesh, pasi procesi i zgjedhjes së tyre nga komuniteti nuk është kuptuar dhe ka mungesë informacioni për detyrat e tij. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi -Rritja e ndërgjegjësimit të banorëve për rëndësinë e zgjedhjes së Administratorëve të pallateve në bashkëpronësi, ndikon ndjeshëm në jetën e shëndetshme komunitare. Objektivat specifike -Inforimi dhe ndergjegjësimi i qytetareve për rëndësinë e zgjedhjes së Administratorit në pallatet me bashkëpronësi -Pjesëmarrja dhe angazhimi i grave, vajzave dhe djemve në procesin e vendimarrjes si administratorë ose pjesmarrës në procesin e zgjedhjes së Administratorit -Realizimi i zgjedhjes së Administratorëve në masën 80% në Rajonin nr 1 brenda një periudhe 8 mujore dhe shpërndarja e përvojës pozitive në të gjitha rajonet e tjera të qytetit. |
Aktivitetet kryesore |
1. Takime informuese me banorë të banesave në bashkëpronësi 2. Takime me kryetarët e njësive administrative sipas rajoneve 3. Takime me përfaqësues të Pushtetit Vendor, Këshillit Bashkiak 4. Cikël bisedash në studio për informimin e një komuniteti më të gjerë (banorë, grupet e interest, bashkëpronarë, përfaqësues të Pushtetit Vendor, specialistë juridik etj.) 5. Spot sensibilizues për avantazhet që ka zgjedhja e Administratorit të pallatit 6. Kronika televizive dhe radio për advokimin e informacionit në lidhje me procesin e zgjedhjes së administratorit në banesat me bashkëpronësi |
Rezultatet e pritshme |
1. Sensibilizimi i të gjithë qytetarëve të Qytetit Vlorë, për mënyrën dhe funksionimin e ligjit[1] mbi zgjedhjen e Administratorit në banesat me bashkëpronësi për të paktën në dy rajone 2. Krijimi i Task-forcës nga Bashkia e Vlorës, për të ndjekur procesin e përzgjedhjes e funksionimit të Administratorit të pallateve me bashkëpronësi 3. Zgjedhja e Administratorit në të paktën dy rajone 4. Angazhimi i grave e vajzave, në këtë process 5. Rritet numri i të punësuarve (punësohen administratorët e zgjedhur) |
Përfituesit kryesorë |
1. Komuniteti i banesave me bashkëpronësi (Mirëmbajtja e ashensorëve, tarracave, depozitave të ujit, pompave të ujit, pastrimit të ambjenteve të përbashkëta, disiplinimit të mbeturinave, dezinfektim për tu mbrojtur nga insektet, brejtësit apo epidemitë. Krijimi i një fryme bashkëpunuese dhe respekti reciprok.) 2. Pushteti Vendor (sepse krijohet një urë lidhëze ndërmjet Bashkisë dhe banorëve, mirëmenaxhohen hapsirat e përbashkëta) 3. Banesat në bashkëpronësi (ruhen strukturat e pallatave duke u mirëmbajtur dhe duke u përmirësuar në jetëgjatësnë e tyre e tyre.) 4. Mjedisi (Mjedisë më i pastër duke u disiplinuar mbeturinat të cilat do të orjentohen më mirë nga Administratori i Pallateve) 5. Kryetarët e rajoneve ( Administratoret e Pallatave do të jenë ndërmjetës të cilët do të orientojnë problemet për një zgjidhje të menjëhershme ) |
https://lajmeshqip24.info/bashkejetesa-ne-komunitet-domosdoshmeri-prezenca-e-nje-administratori/ https://albaniatimes.al/ndertesa-ne-bashkepronesi-ligji-per-administratorin-ngarkon-pushtetin-vendor-per-funksionimin-e-tij/ https://albaniatimes.al/ndertesa-ne-bashkepronesi-ligji-per-administratorin-ngarkon-pushtetin-vendor-per-funksionimin-e-tij/ https://vloranews.al/lajme/administratori-i-pallatit-bashkia-vlore-ngre-strukturat-per-njohjen/ https://albaniatimes.al/administratori-i-pallatit-bashkia-vlore-ngre-strukturat-per-njohjen/ https://albaniatimes.al/anketim-ne-vlore-92-1-e-deshirojne-zgjedhjen-dhe-formalizimin-e-administratorit-ne-pallatin-e-tyre/