Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Lëviz për komunitetin tënd, lëviz për Gjergjanin

Arsyetimi i Propozimit  

Fshati Gjergjan bën pjesë në njësinë administrative të Gjergjanit të Bashkisë Elbasan dhe sipas Cencusit të vitit 2011 ka 5126 banorë. Në këtë fshat ka disa problematika si mungesë investimi tek ambjenti sportiv ekzistues për të rinjtë e këtij fshati i cili frekuentohet dhe nga të rinjtë e fshatrave të tjerë; mungesë e koshave në rrugë dhe në shkollën “Xhemal Jança”; kanali i madh përball portës së shkollës, i cili në sezonin e pranverës dhe verës mbushet plot me ujë, që përbën rrezik për nxënësit sidomos ata të arsimit parashkollor etj. Këto problematika janë ngritur nga banorët por nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga politikbërësit dhe nga përfaqësuesit e njësisë administrative. Nëpërmjet adresimit të tyre dhe angazhimit të drejtpërdrejtë rinor në një fushatë advokacie këto probleme mund të marrin zgjidhje. Nëpërmjet këtij aksioni synohet  të angazhohen të rinjtë e komunitetit Gjergjan për të adresuar problemet e komunitetit të tyre.  Ky projekt kërion gjithashtu të nxisë angazhimin e barbartë nga perspektivat e ndryshme gjinore, duke qënë se së fundmi kemi vënë re që numri i të rinjve djem është ulur ndjeshëm pasi ata detyrohen të largohen jashtë vendit për arsye nga më të ndryshmet. Duke i nxitur ata ti bashkohen kësaj nisme ne ushqejmë besim dhe shpresë tek këta të rinj të cilët do të behën "Agjentë Ndyshimi" në komunitetin e tyre.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi: Aktivizimi i të rinjve të fshatit Gjergjan për të bërë ndryshime pozitive në komunitetin ku jetojnë.
Objektivat:
a) Të ngrejmë kapacitetet e 15 të rinjve të fshatit Gjergjan për adresuar dhe ngritur aksione komunitare;
b) Të angazhohen 15 të rinj të fshatit Gjergjan që të zgjidhin problemet e komunitetit të tyre nëpërmjet advokimit në bashkinë Elbasan dhe Drejtorisë së Punëve Publike.

Aktivitetet kryesore

a) Zhvillimi i dy trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve për 15 të rinj të fshatit Gjergjan
b) Fushatë ndërgjegjsuese e vazhdueshme në komunitet dhe rrjete sociale “Si e dua fshatin tim”, dhe do të përfshij aktvitete të ndryshme si zhvillimi i materialeve audiovizive që do të shpërndahen në rrjete sociale, marshim proteste, dalje në media etj.   
c) Aksion vullnetar pastrimi nga të rinjtë me qëllim sensibilizim për ndotjen dhe nevojën e koshave;
d) Takim me komunitetin, përfaqësuesit e senatit të shkollës, përfaqësues të njësisë administrative etj

e) Peticion drejtuar Këshillit Bashkiak Elbasan me kërkesat për investime;
f) Një pjesëmarrje në takim të Këshillit Bashkiak Elbasan, ku do të kërkohet angazhim për zgjidhjen e problemeve të evidentuara si:
     1. Mungesë investimi tek ambjenti sportiv ekzistues për të rinjtë e këtij fshati i cili frekuentohet dhe nga të rinjtë e fshatrave të tjerë. Praktikisht në këtë fushë mungon çdo gjë sepse janë vetëm dy kangjella të ndryshkura. Mund të bëhet një rrethim i fushës, të vendosen porta tamam futbolli, stol ku të rinjtë mund të ulen etj.
     2. Mungesë e koshave në rrugë dhe në shkollën “Xhemal Jança”;
     3. Kanali i madh përball portës së shkollës, i cili në sezonin e pranverës dhe verës mbushet plot me ujë, që përbën rrezik për nxënësit sidomos ata të arsimit parashkollor.

Rezultatet e pritshme

a) Rritja e angazhimit të të rinjve të fshatit Gjergjan në komunitetin e tyre;
b) 15 të rinj me kapacitete të rritura për advokacinë dhe instrumentat ligjorë që mund të përdorin për të adresuar çështje dhe problematika të komunitetit ku jetojnë;
c) Zgjidhja e të paktën një problematike të evidentuar në këtë aksion;
d) Zëri i të rinjve i dëgjuar në vendimarrje.

Përfituesit kryesorë

Përfituesit kryesorë të këtij projekti janë të rinjtë e fshatit Gjergjan dhe komuniteti i këtij komuniteti, të cilët do të angazhohen në formë të drejtpërdrejtë në aksion por edhe do të përfitues të rezultateve të tij.

 

Organizata Zbatuese: Orjana Cekrezi
Zona e zbatimit: Bashkia Elbasan
Kohëzgjatja: 7 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153